Flash

Ratifikimi i demarkacionit, Brukseli: Moment kyç për vizat, po vëzhgojmë korrupsionin

Lapsi.al 21 March 2018
Ratifikimi i demarkacionit, Brukseli: Moment kyç për vizat, po

Pas ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, mes shumë mesazheve përshëndetëse, ka reaguar edhe Brukseli, i cili thekson se ky ratifikim ishte kusht kyç për liberalizimin e vizave.

Mes të tjerash në deklaratën e përbashkët të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, komisionarit për punë të jashtme, Johannes Hahn dhe komisionari për çështje të brendshme, Dimitris Avramopoulos, thuhet se Kosova do të jetë në vëzhgim për çështje që lidhjen me korrupsionin.

 

“Në vitin 2016, Komisioni Europian i propozoi Këshillit dhe Parlamentit Europian heqjen e kërkesave për viza për qytetarët e Kosovës me të kuptuarit se Kosova do të ratifikojë Marrëveshjen e Ndarjes së Kufirit me Malin e Zi dhe do të forcojë të dhënat e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vlerësimi i procesverbalit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon edhe në dritën e informacionit të fundit të dhënë nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ndërkombëtarëve. Bashkimi Evropian pret që të gjitha palët në Kosovë të vazhdojnë punën e madhe dhe përpjekjet e suksesshme për të arritur udhëtimin pa viza për popullin e Kosovës dhe në interes të rajonit”, thuhet në deklaratë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI