Flash

Shkarkoi 5 punonjës, Etilda Gjonaj rrëzohet në Administrative

Lapsi.al 21 March 2018
Shkarkoi 5 punonjës, Etilda Gjonaj rrëzohet në Administrative

Pesë ish-punonjës të Ministrisë të Drejtësisë, të shkarkuar nga detyra me urdhër të minsitres së re Etilda Gjonaj, kanë fituar betejën në Gjykatën Administrative.

Mësohet se Gjykata ka vendosur shfuqizimin e aktit të lirimit nga detyra dhe detyrimin e Ministrisë së Drejtësisë të rikthejë në pozicionin e mëparshëm shefin e inspektoriatit të profesioneve të lira, Arlind Arapin dhe katër zyrtarë të tjerë. Po ashtu, Gjykata Administrative detyron ministren Gjonaj t’ju japë pagat deri në rikthimin e tyre në detyrë.

Kështu, gjyqin e kanë fituar edhe ish-punonjësit Petrit Bakiu, Bledar Kabashi, Gerhard Xhafa dhe Valbona Kryemadhi.

Pesë ish-punonjësit e LSI shkuan bashkë dhe depozituan në gjykatë një padi për ministren. Ata e cilësuan vendimin e ministres Etilda Gjonaj si të padrejtë dhe kërkuan shfuqizimin e urdhrit për largimet e tyre nga puna.

Sipas ministres, nga kontrollet e kryera pas ankesave të qytetarëve, rezultoi se njerëzit e shkarkuar kishin kryer shkelje me ligjin dhe vonesa të tejskajshme në zgjidhjen e problemeve të popullatës. Por Gjykata Administrative vendosi sot të rrëzojë pretendimet e ministres, duke mbajtur anën e punonjësve të shkarkuar.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI