Flash

Sherri për kujdestarinë e djalit, shqiptari godet me kaçavidë ish-gruan në Itali

Lapsi.al 21 March 2018
Sherri për kujdestarinë e djalit, shqiptari godet me

Një 36-vjeçar shqiptar u arrestua nga policisë italiane, pasi plagosi me kaçavidë ish-gruan e tij. Ngjarja në fjalë u regjistrua dje rreth orës 21:00 në rrugën Sarteano në Siena, dhe motivi i konfliktit mes ish-bashkëshortëve ishte kujdestaria e djalit të tyre 4 vjeç.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari u ndalua nga fqinjët, dhe më pas u arrestua nga karabinierët, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për ‘tentative vrasje’.

‘Ansa’ shkruan se fill pas ngjarjes ish-gruaja, një 27-vjeçare, ishte dërguar me urgjencë në spital. Sherri mes dy ish-bashkëshortëve kishte nisur pasi gruaja kishte shkuar në shtëpinë e tij për të marrë djalin e tyre 4 vjeç, pasi kujdestaria i takonte asaj.

Ndonëse ata janë zënë brenda në shtëpi, burri nuk është mjaftuar me kaq, ndërsa ka sulmuar ish-gruan edhe rrugës dhe më pas e ka goditur atë me kaçavidë. Kanë qenë fqinjët ata që kanë ndaluar shqiptarin, i cili do të përballet tashmë me dënimin.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI