Flash

Si lindi 'sherri' mes ish-kryeministrit Berisha dhe Blendi Fevziut

Lapsi.al 21 March 2018
Si lindi 'sherri' mes ish-kryeministrit Berisha dhe Blendi Fevziut

Ditën e djeshme, ish-kryeministri Berisha ka pritur në zyrë gazetarin e njohur, Blendi Fevziun. Fotoja e këtij takimi është hedhur në Instagram nga këshilltarja e ish-kryeministrit, Erla Mëhilli. Pas dorëheqjes si kreu i PD-së si dhe humbjen së zgjedhjeve, Berisha është shfaqur në disa televizione, por ka munguar në emisionin e Fevziut, Opinion.

Berisha dhe Blendi Fevziu kishin disa kohë ‘të zënë’ pas disa etiketimesh që ish-kryeministri kishte lëshuar ndaj tij. Berisha shkruante kështu në vitin 2016 për drejtuesin e emisionit "Opinion", Blendi Fevziu:

Te dashur miq, sonte emisioni “Opinion” u shndërrua ne njërin prej me te neveritshmeve ne historinë e mediave. Nga gjashte pjesëmarrës, vetëm njeri u përpoq te thoshte gjysme te vërteta për situatën dramatike te rendit ndërsa te tjerët nuk kuptoheshin ne ishin oficere policie apo agjent civil te policisë, por qe bene gjithçka te lehtësonin dhe avokatonin policinë. Ky është një zhvillim tepër i rende, është dominim absolutisht i krimit dhe policisë se lidhur këmbe e koke me krimin mbi mediat. Ne emision, pa asnjë baze, u shpallen te mirëfilli mashtrimet e Saje Qorrit!.

Ndërkohë, gazetari Fevziu ishte shprehet rreth kësaj çështje se raportet mes tyre janë prishur nga vetë ish-kryeministri. Ai ka shtuar se Berisha ka ftesë të hapur për të qenë në emisionin Opinion, por ai ka zgjedhur me dëshirën e tij të mos jetë pjesë.

"Unë kam pasur një raport miqësor me zotin Berisha… Ky raport është prishur për arsye të emisionit dhe qëndrimit të tij. Nuk e kam prishur unë, por zoti Berisha dhe përderisa ai nuk mi ka bërë asnjëherë arsyet prezente, unë nuk mund të flas për to. Nëse do ta pyesnit dhe do fliste, mund të më shërbente edhe mua për të kuptuar më shumë. Vlen të kujtohet, se z.Berisha ka një ftesë të hapur edhe në emisionin Opinion, por që ish-kryeministri ka zgjedhur me dëshirën e tij, të mos jetë pjesë e emisionit.”. – është shprehur Fevziu.

Po ashtu, jo më larg se muaji shkurt i këtij viti Berisha e sulmoi sërish Fevziun, së bashku me disa gazetarë të tjerë, duke e quajtur këtë të fundit si një mbrojtës së Saimir Tahirit.

“Kulmi i këtij mashtrimi dhe manipulimi te ulet, për llogari dhe ne mbrojtje te Saje Qorrit dhe Norieges si dhe për te baltosur opozitën, arriti kur ne kroniken e përgatitur nga vet “Opinion”, ne tabele dhe me zë ishte vendosur edhe emri i Andi Tomes si njeriu i arrestuar nga Krimet e Renda, gjë qe nuk kishte ndodhur kurrë. Për hir te se vërtetës duhet thënë se te gjitha mediat, përfshi këtu televizionin Klan, lajmin e arrestimeve nga prokuroria e krimeve te renda e kishin korrekt, asnjëra prej tyre nuk kishte emrin e Andi Tomes, por kronika ishte përgatitur për te nxjerre dyfytyrëshe opozitën, dhe ky ishte një operacion shume i suksesshëm i Saimir Trafikut apo sugarit, qe ka pasion paruket, brenda Opinion-it.” – u shpreh Berisha.

[caption id="attachment_284828" align="aligncenter" width="576"] Foto e postuar nga Erla Mëhilli për takimin Berisha-Fevziu[/caption]

 

 

 

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI