Flash

Video/ Pas përmbytjeve në Shkodër, në rrugë dalin edhe peshqit

Lapsi.al 21 March 2018
Video/ Pas përmbytjeve në Shkodër, në rrugë dalin edhe

Sërish në NënShkodër dhe lagjet periferike të qytetit të Shkodrës ka pasur rritje të nivelit të ujit. Mëngjesin e sotëm ka pasur dhe një dalje të lehtë të Bunës mbi pedonale pranë Urës së Bunës. Zona më e kërcënuar në qytetet mbetet periferia perëndimore e qytetit, zona e Livadheve prane ish Zukthkashtës, që laget nga Liqeni Shkodrës dhe Lumi Buna.

Disa banesa janë përmbytur kanë uje brenda, ndërsa të tjera kërcënohen. Por përmbytja këtë herë ka krijuar një situatë të çuditshme në qytetin e Shkodrës. Ndërsa intervistonim një banore të zones në asfalt kanë filluar të dalin peshqit.E ndërsa mbledhin peshk, banorët bëjnë apel për ndihmë. “Ça të bëjmë, po mbledhim peshk”, thotë një banor.

Por pak më në brendësi të periferisë së qytetit, në zonën e Livadheve njerëzit po flenë mbi ujë, banesat janë përmbytur dhe orenditë shtëpiake janë dëmtuar. Ky eshte Arjan Alia femijet e tij po flenë mbi ujë. Arjan Alia, banor i zonës po mundohet të shpëtoje çtë mundet nga orenditë shtëpiake. Në të gjithë NënShkodrën dhe periferinë e qytetit janë 4700 ha toka nën ujë, mbi 400 shtëpi të rrethuara nga uji e rreth 20 banesa të përmbytura./Tch

https://www.youtube.com/watch?v=QHxNnNWMflY

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI