Flash

Renditja për cilësinë e jetës: Tirana, një nga qytetet më të këqija për të jetuar, e parafundit në Europë

Lapsi.al 21 March 2018
Renditja për cilësinë e jetës: Tirana, një nga qytetet

Tirana renditet e 176 nga 231 qytete në botë, për cilësinë e jetesës në 2018. Krahasuar me fqinjët rajonalë, jemi shteti me cilësinë më të ulët të jetesës këtë vit. Kryeson listën Zagrebi i 98, më pas Beogradi renditet i 139, Sarajeva e 159, Shkupi renditet i 161. Ndërsa në Europë, jemi të parafundit, duke lënë pas vetëm Minski, në Bjellorusi, i cili renditet i 188-i. Këtë vlerësim e ka bërë kompania këshilluese Mercer, duke u bazuar në 39 kritere të ndryshme dhe në këtë listë, Vjena zë vendin e parë për të nëntin vit radhazi. I dyti, është Zyrihu, Zvicër. Dallimi mes Vjenës dhe Zyrihut, sipas Mercer, është oferta kulturore më e pasur e metropolit austriak ndërsa kësaj i kontribuon edhe cilësia e transportit publik dhe ofertat për kalimin e kohës së lirë.

Mynihu si qyteti i tretë në listë për nga cilësia e jetesës ka bërë viteve të fundit përpjekje të mëdha për të tërhequr talentet dhe ndërmarrjet. Po ashtu ka investuar në vazhdimësi në infrastrukurën Hightech si dhe ka promovuar institucionet kulturore. Në fund të listës, pra qytetet me cilësinë më të ulët të jetës janë: Bagdadi (Irak) në vendin e 231-të, Bangui (Republika e Afrikës Qendrore) në vendin e 230-të, Sanaa (Jemen), në vendin e 229-të dhe Port-au-Prince (Haiti) në vendin e 228-të. Mercer ka marrë në studim 231 qytete të mëdha të gjithë botës, renditja e së cilave bëhet sipas këtyre kritereve: përkujdesja shëndetësore, oferta e trafikut, pastërtia e ajrit, siguria, stabiliteti politik etj.

Këtë vit, Mercer ka përpiluar një renditje të veçantë në nënkategorinë e kanalizimin e qytetit, i cili analizon heqjen e mbeturinave të qyteteve dhe infrastrukturën e kanalizimit, nivelet e sëmundjeve infektive, ndotjen e ajrit, disponueshmërinë dhe cilësinë e ujit – të gjitha aspektet e rëndësishme të atraktivitetit të qytetit për talentet dhe bizneset. Mercer ofron renditjen e përvitshme mbarëbotërore rreth standardeve të jetesës nga studimet më të fundit të “Worldwide Quality of Living Surveys”. Raportet individuale sigurohen për çdo qytet të vrojtuar indekset krahasuese të cilësisë së jetesës ndërmjet qytetit bazë dhe qytetit mikpritës janë në dispozicion, sikundër janë krahasimet me shumë qytete Kushtet e jetesës janë analizuar në bazë të 39 faktorëve, grupuar në 10 kategori:

-mjedisi politik dhe shoqëror (stabiliteti politik, krimi, zbatimi i ligjit, etj.)

-mjedisi ekonomik (rregulloret e këmbimit të monedhës, shërbimet bankare)

-mjedisi socio-kulturor (disponueshmëria e medias dhe censura, kufizimet në lirinë personale)

-shërbimi mjekësor dhe shëndetësor (furnizimet mjekësore dhe shërbimet, sëmundjet ngjitëse, kanalizimi, hedhja e mbeturinave, ndotja e ajrit, etj.)

-shkollat dhe arsimi (standardet dhe disponueshmëria e shkollave ndërkombëtare)

-shërbimet publike dhe transporti (energjia elektrike, uji, transporti publik, bllokimet e trafikut, etj.)

-vendet për argëtim (restorante, teatro, kinema, qendra sportive dhe të kohës së lirë, etj.)

-mallrat e konsumit (disponueshmëria e artikujve ushqimorë/ artikuj të konsumit të përditshëm, makina, etj.)

-strehimi (strehimi me qira, pajisje shtëpiake, mobilie, shërbimet e mirëmbajtjes)

-mjedisi natyror (klima, regjistrime të fatkeqësive natyrore)./ Monitor

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI