Flash

Ironia e Lubonjës: Është bërë të mallkojmë Ramizin që ia la vendin, Berishës, Metës, Ramës...

Lapsi.al 21 March 2018
Ironia e Lubonjës: Është bërë të mallkojmë

Analisti Fatos Lubonja ka folur me tone të ashpra për sistemin e drejtësisë pas rastit të tjetërsimit të pronave në Lezhë. Sipas tij kjo nuk është e vetmja zonë ku ka pasur manipulime, por në të gjithë Shqipërinë është bërë kërdia. I ftuar në studion e lajmeve në “News24” Lubonja e krahasoi situatën në vend me shprehjen e Çërçillit, “situata është serioze, por jo e pashpresë”, por duke e kthyer atë në të kundërtën.

“Unë e shikoj si një metaforë të Shqipërisë atë ngjarjen e Lezhës. Mendoj që vetëm ndonjë budalla nuk beson që atje është bërë kërdia. Që është bërë kërdia me pronat e detit atje kjo nuk diskutohet” – thotë Lubonja që shton: “E dyta, që besoj se vlen është fakti se ajo zonë dhe mënyra sesi është menaxhuar Lezha nga pushtetet tregon atë që kemi ndërtuar ne. Një lloj shteti që nuk është shteti që i shërben qytetarëve por që është kapur dhe që përdoret nga më të fortët që janë njerëz të politikës por edhe njerëz të tjerë për tu grabitur”.

Lubonja thotë se protesta e qytetarëve në Lezhë para gjykatës në mbrojtje të kryebashkiakut i kujton çështjen “Tahiri” dhe protestat e mbështetësve të tij kur diskutohej çështja e arrestimit.

“Mendoj që do të duhej, kur shikon këtë katrahurë që është bërë me tokat dhe me shumë gjëra, me jetë njerëzish që kanë ikur, të vjen mendimi që edhe ne që kemi qenë në burg, të mallkosh Ramiz Alinë që e la në dorë të Sali Berishës, e kompani dhe Fatos Nanos e Ilir Metës e Edi Ramës këtë Shqipërinë mbrapa” – tha me ironi Lubonja.

“Cili është thelbi? Unë mendoj se ka indiferencë sepse indiferenca është midis shtetit të së drejtës dhe drejtësisë. Në karrigen e pushtetit ulet ligji, nuk ulet personi. Pushteti është i ligjit. Përpara ligjit janë të gjithë njësoj dhe vendos ligji” – shton ai.

Çfarë bëri Sali Berisha? Ai bëri një ligj, por nuk respektoi as ligjin e ri, por bëri një ligj për pronarët e vjetër. Kush ishte më i forti nga pronarët e rinj e merrte ai me ligjin e ri. Kush ishte më i forti nga pronarët e vjetër e merrte ai, sepse e kam nga gjyshi. Ky është shteti ku nuk është ligji në pushtet po janë të fortët njerëzit në pushtet. Ose e shpërfillin ligjin ose e kanë, por e ndërrojnë sa herë ju intereson” – tha Lubonja i cili e mbylli me shprehjen e Çërçillit.

“Ka dhe një shprehje që “gjendja është e pashpresë, por jo serioze”. Këtë nuk e them unë, por e tha asnjëri nga deputetët holandezë që i ktheu përgjigje asaj që i tha Çërçilli që “gjendja është serioze, por jo e pashpresë”. Pra për ne mund të thuash edhe kështu që “gjendja është e pashpresë, por jo serioze” dhe kjo është qesharake” – e mbyll Lubonja.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI