Flash

Votimi i demarkacionit në Kosovë, reagon Tirana zyrtare

Lapsi.al 21 March 2018
Votimi i demarkacionit në Kosovë, reagon Tirana zyrtare

Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha uruan Kosovën për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Kreu i shtetit dhe liderët e politikës shqiptare e shohin votën e pasdites së sotme si kuptiplotë dhe si hap të sigurt për Kosovën drejt Bashkimit Europian.

Presidenti i Republikës theksoi se kjo është përmbushje e dëshirës së qytetarëve kosovarë për të lëvizur pa viza.

“Pergezime per Kuvendin e Kosovës per miratimin e marreveshjes se demarkacionit me Malin e Zi dhe urime te gjithe qytetareve te Kosovës ne përmbushjen e dëshirës se tyre per te levizur te lire e për realizimin e aspiratës se tyre te integrimit ne Bashkimin Evropian!”, shkruan Meta.

Rama i sugjeroi BE-së që t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të saj, atë të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

“Super??Vota për demarkacionin një votë e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta?Tani Bashkimi Europian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet: Liri lëvizjeje pa viza në Europë për qytetarët e Kosovës??”, shkoroi Rama në Facebook.

Basha përshëndet vendimin dhe thotë se ky votim është një lajm i mirë për Kosovën dhe miqtë e saj, si dhe një hap i sigurtë i vendit drejt proceseve integruese.

"Pershendes votimin e sotem nga Kuvendi i Kosoves te ligjit te Demarkacionit me Republiken e Malit te Zi.

Ky akt eshte nje kontribut thelbesor ne marredheniet e fqinjesise se mire dhe stabilitetit ne rajon.

Partia Demokratike fuqimisht beson se ky akt eshte nje hap i sigurte i Kosoves drejt proceseve integruese.

Ky votim eshte nje lajm i mire per Kosoven dhe miqte e saj.

Partia Demokratike si ne cdo ore te historise se saj mbeshtet me ndjenje vellazerore dhe ne respekt te institucioneve te Kosoves cdo hap drejt integrimit euro-atlantik, konsolidimit te shtetit dhe mireqenies se popullit te Republikes se Kosoves." - shkroi Basha në Facebook.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI