Flash

Pasi hapi portat për përmbytjen e Shkodrës, KESH jep 8 milionë lekë ndihmë për banorët

Lapsi.al 21 March 2018
Pasi hapi portat për përmbytjen e Shkodrës, KESH jep 8

8 milionë lekë do të japë Korporata Elektro-Energjitike Shqiptare, që menaxhon Kaskadën e Drinit për banorët e përmbytur në zonën e Shkodrës. Zv.kryeministrja Senida Mesi, zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi panë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës.

“Krahas shtimit të forcave në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve janë siguruar edhe 8 milionë lek nga KESH, shumë që do të shkojë për ndihma për banorët”, deklaroi zv.Kryeministrja.

Ministri i Bujqësisë kërkoi që të mos spekulohet me shpalljen, ose jo të gjendjes së emergjencës.

“Qeveria është vigjilente për nevojat e banorëve dhe baza ushqimore për kafshët është siguruar dhe do të shtohet deri sa të plotësohen nevojat në bashkëpunim me biznesin dhe donacionet nga KESH”, thotë ai.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI