Flash

Skema e tjetërsimit të pronave në Lezhë, arrestohet një person i shpallur në kërkim

Lapsi.al 21 March 2018
Skema e tjetërsimit të pronave në Lezhë, arrestohet një

Policia arrestoi Lekë Frrokun, i cili dyshohet se është i përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave në Lezhë.

Frroku është arrestuar në afërsi të Rinasit, gjatë një kontrolli të rastësishëm, teksa mësohet se ishte në shoqërinë e dy femrave.

Mësohet se Frroku ka qenë një ndër organizatorët e skemës së tjetërsimit të pronave.

Disa ditë më parë, një prej zyrtarëve që u arrestuan për këtë vepër penale ishte dhe kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, por gjykata vendosi t'a lërë në 'arrest shtëpie' dy ditë më pas. Arrestimi i kryebashiakut demokrat u shoqërua me protesta nga familjarë e mbështetës të Frrokajt, si në komisariatin e policisë, ashtu edhe para gjykatës.

Skema 

Sipas policisë zyrtarët dhe ish-zyrtarët  në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë abuzuar me detyrën dhe kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Kjo sipërfaqe është shndërruar me dokumenta të falsifikuara nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemtore.  Më pas është rregjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshe Lezhë (ZRPP), duke përfituar padrejtësisht në interes të tyre dhe personave të tjerë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI