Flash

Egnatia 'rrugë' e përpjetë për Partizanin: dy gafa të Bitrit favorizojnë 3-0 e Duros kundër ish-skuadrës

Lapsi.al 30 October 2022
Egnatia 'rrugë' e përpjetë për Partizanin: dy gafa

Një Partizan që gabon gjithnjë në ndeshjet që nuk duhet. Faza e dytë e kampionatit nis me një 3-0 të hidhur të pësuar në Rrogozhinë, nga Egnatia e për më tepër nga ish-tekniku Shpëtim Duro. Impakti i tij te Egnatia është fantatsik: dy ndeshje dy fitore. Colella dorëzohet me një ndeshje nën pritshmëritë e shënjuar nga dy gafa të Bitrit në shtesën e pjesës së parë. Mbrojtësi, ndoshta e kishte ende mendjen te Kombëtarja dhe Reja, por tani Tirana është vetëm një pikë prapa.

Një ndeshje e nisur keq për Partizanin që humbi Da Silva të dëmtuar pas 20 minutash lojë e në të 42 edhe Matondo. Dy lojtarë kyç për Colella që skuadra ia ndjeu mungesën menjëherë. Në minutën e parë shtesë Bitri preku me dorë topin e kthyer në zonë nga Malota. Penallti e shndërruar në gol nga Fernando, ndërsa ende pa e kuptuar mirë të kuqtë cfarë ndodhi Bitri humbi topin afër zonës në minutën e 4 shtesë dhe Zejnullai mposhti Rexhepin për herë të dytë.

Lexo më tej: Partizani, një fazë lojë me një rekord e vendin e parë: Colella ka 100% fitore në transfertë

Colella kishte një skuadër të shuar në lojë që zëvendësimet nuk e ndezën dot. Duro në anën tjetër kontrolloi qetësisht lojën, duke ulur ritmin e duke goditur me kundërsulm edhe njëherë me Zejnullahin. Në minutën e 70 mesfushori nuk gaboi mundësinë e paraqitur, duke kapitulluar kryeqytetasit. Fitorja e dytë radhazi me Shpëtim Duron në krye për Egnatian, që ngjitet në vendin e katërt me 15 pikë. Humbja e parë në transfertë për Partizanin. Ashtu si kundër Erzenit, derbin me Tiranën dhe barazimin me Kastriotin, skuadra e Colellas ndal hapin atëherë kur duhet t'i heqë shpresën kundërshtarëve.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI