Inter mposhti Sampdorian 3-0 në ndeshjen e javës së 12-të të Serie A. Në Meazza, zikaltrit shkatërruan rikthimin e Dejan Stankovic - tani trajner i Sampdorias - duke marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat. Sfida u zhbllokua në minutën e 21' nga De Vrij, në zhvillimin e një goditjeje këndi. Të besuarit e Simone Inzaghi e hipotekuan para intervalit, me një gol të bukur të Barella. Në pjesën e dytë pati kohë për golin e Correa në minutën e 73-të, për golin që vulosi përfundimisht ndeshjen 3-0.
Interi tani vrapon. Në San Siro, skuadra e Inzaghit likuidoi 3-0 Sampdorian e të ish-it të madh Stankovic. Pas kualifikimit në fazën e 16 më të mirëve në Champions League, vjen edhe fitorja e katërt radhazi në kampionat.
Lexo më tej: Video/ Inter rrëmben kualifikimin me poker, Barcelonës i lë Europa League: Porto trondit 4-0 Brugge
De Vrij u kujdest për të zhblokuar ndeshjen në minutën e 21-të. Qendërmbrojtësi holandez praktikisht i lënë i lirë shënoi në zhvillimet e një goditje këndi. Dyfishimi erdhi falë një xhevahiri të Barella. Mesfushori në minutën e 44-të kontrolloi në mënyrë spektakolare goditjen e lirë të Bastonit dhe pastaj shkarkoi me një goditje të fuqishme me të djathtën nën traversën e Auderos. Në fund, trisin e shënoi Correa. Tucu në minutën e 74-të pasi vrapoi dhjetëra metra me topin në zotërim, mposhti portierin e Sampdorias me një goditje të shkëlqyer.