Flash

Dy vjet burg e 10 milionë euro gjobë: tërhiqen të gjitha akuzat në procësin e Neymar për mashtrim

Lapsi.al 29 October 2022
Dy vjet burg e 10 milionë euro gjobë: tërhiqen të gjitha

Evitohet rreziku për Neymar, i cili gjatë gjyqit për korrupsion dhe mashtrim u lirua nga të gjitha akuzat. Procedimi i zhvilluar në gjykatën e Barcelonës, ka të bëjë me parregullsitë e pretenduara në lidhje me transferimin e lojtarit te Barça në vitin 2013. “Tërhiqen akuzat ndaj të gjithë të pandehurve dhe për të gjitha faktet” për të cilat ata akuzohen, ishin fjalët e prokurorit në seancën gjyqësore. Një fitore e bukur për yllin brazilian të futbollit, i cili në të kundërtën do të rrezikonte të vuante dy vjet burg dhe të paguante një gjobë prej dhjetë milionë eurosh.

Në vitin 2013 Neymar u transferua nga Santos te Barça për 57.1 milionë euro. Prej tyre, 40 shkuan për familjen e lojtarit dhe 40% e 17.1 milionëve të mbetur për DIS. E ishte kompania braziliane e investimeve DIS ajo që pretendoi se shifrat e deklaruara në atë kohë nga Barça ishin më të ulëta se ato reale. Për këtë arsye ajo paditi O'Ney së bashku me prindërit e tij. Nën akuzë edhe dy klubet dhe ish-presidentët Bartomeu dhe Rosell ( Barcelona) dhe Rodrigues (Santos).

Lexo më tej: Mashtruan financiarisht, Neymar thirret në gjyq në Barcelonë: kërkohen 5 vjet burg për brazilianin

“Negociatat janë bërë nga babai im, unë nuk kam marrë pjesë. Kam firmosur atë që më ka thënë”, deklaroi para gjyqit braziliani. Më pas ai përfundoi: “Kam pasur opsione nga shumë klube. Por ëndrra ime që në fëmijëri ka qenë gjithmonë të luaja për Barcelonën. Në momentin e fundit më duhej të vendosja mes Barçës dhe Real Madrid. E zemra ime zgjodhi Barcelonën", deklaroi para Gjykatësit Neymar.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI