Flash

Vetëm dy ditë taktikë, Kombëtarja penalizon pesë skuadrat kryesore: të gjithë me sytë nga Egnatia

Lapsi.al 29 October 2022
Vetëm dy ditë taktikë, Kombëtarja penalizon pesë

Me xhiron e parë të vajtjes të kompletuar, skuadrat e Superiores bëhen gati për fazën e dytë të kampionatit. Egnatia pret Partizanin, Kukësi sfidon Tiranën e të tjera ndeshje interesante. Sigurisht me shumë më tepër njohje për kundërshtarët e ndërgjegjësimin mbi mundësitë që kanë në ndjekje të objektivëve të fiksuar. Një javë e veçantë për mënyrën si është përgatitur, me trajnerët e ekipeve kryesore që patën vetëm 48 orë për të përgatitur taktikat. Grumbullimi i lojtarëve kryesorë në miqësoren në Abu Dhabit nuk i la Partizanit, Tiranës, Vllaznisë, Teutës e Laçit mundësi tjetër.

E në të tillë situatë Partizani duhet të shkojë të fitojë në Rrogozhinë për të mbrojtur kreun e renditjes. Colella e mban mend fare mirë sa e vështirë ishte të kalohej Egnatia, në debutimin e tij në pankinën e të kuqve. Tani në krye të rrogozhinasve është Shpëtim Duro, një që Partizanin e njeh shumë mirë. Impakti i tij në krye të Egnatias solli menjëherë fitoren, por tani duhet të bëjë llogaritë me kryesuesit që transfertat i ka pikën më të fortë, me vetëm fitore. 7 pikët e diferencës aktuale mes palëve mund të mos duken kaq shumë nëse Egnatia ia del të dielën në orën 14.00.

SUPERIORE, JAVA X

29/10/22

Kastrioti 14 : 00 Bylis

Vllaznia 16 : 45 Erzeni

Teuta 16 : 45 Laçi

30/10/22

Egnatia 15 : 00 Partizani

Tirana 15 : 00 Kukësi

E me sytë nga Rrogozhina janë edhe Tirana, Erzeni apo Vllaznia, që shpresojnë të afrohen me vendin e parë. Bardheblutë po të dielën në të njëjtën orë do të presin Kukësin. Një ndeshje delikate për kampionët në fuqi, por Shehi rikuperon Limajn e Najdovskin për sfidën kundër të besuarve të Dobit. Pas pesë fitoreve radhazi mes kampionatit e kupës, blutë dështuan ndaj Egnatias, e tani kërkojnë të rinisin ngjitjen aty ku e kishin lënë.

Java e 10 e Superiores megjithatë nis të shtunën mes tre ndeshjet e para. Siparin e ngre Kastrioti që pret në Kamëz Bylis, ndërsa në orën 16.45 Vllaznia zbret në fushë në Loro Borici kundër Erzenit dhe Teuta do të mundohet të lëvizë nga vendi i fundit në sfidën e cuditshme për mbijetesë ndaj Lacit.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI