Flash

Dimarco, shigjeton Barcelonën: “Në fund të pjesës së parë mund të reshtnin së pari”

Lapsi.al 27 October 2022
Dimarco, shigjeton Barcelonën: “Në fund të pjesës

Interi triumfoi kundër Viktoria Plzen dhe mori kalimin për në 1/8 e Ligës së Kampionëve me një raund ende për tu luajtur. Dimarco, pas takimit, nuk kursen një thumbim ndaj Barça. Në San Siro përfundoi 4-0 për zikaltrit, falë një dygolëshi të Dzeko dhe golave të Mkhitaryan dhe Lukaku. Një sukses i madh për klubin milanez, që mbërriti pavarësisht presioneve që Xavi bëri para ndeshjes.

Mëngjesin e ndeshjes, trajneri spanjoll foli në një konferencë për shtyp në Ciudad Deportva në San Joan Despí. Ish-mesfushori tha se ende shpresonte për kualifikimin: “Unë jam një djalë pozitiv dhe kam gjithmonë besim, por ne nuk varemi nga vetja. Ne e humbëm këtë privilegj në ditët e mëparshme dhe tani na mbetet vetëm të shpresojmë”.

PRESIONI I XAVI

Xavi zbuloi gjithashtu se blaugranat do të mblidheshin për të parë së bashku ndeshjen e Interit. Natyrisht, për të brohoritur për Viktoria Plzen: “E anulova grumbullimin sepse dua që ata të kalojnë më shumë kohë me familjen e tyre. Nuk është se ata përqendrohen më shumë në hotel. Ne do të takohemi në stadium dy orë para ndeshjes dhe në dhomat e zhveshjes do të shohim ndeshjen e Interit të gjithë së bashku. Pastaj do të shkojmë të luajmë për të treguar se jemi Barça”. Një motivim që, megjithatë, nuk shkoi mirë.

TALLJA E DIMARCO

Interi ia doli të kualifikohet dhe pas ndeshjes nuk munguan thumbimet ndaj klubit të La Liga. Federico Dimarco ka menduar të tallet me blaugrana: “Nga Barcelona inkurajuan Viktoria Plzen? Atëherë në fund të pjesës së parë mund të shkonin në shtëpi”. Mbrojtësi zikaltër ka analizuar edhe ndeshjen: “Kemi hyrë në fushë me një qasje të rëndësishme, pa e parë kundërshtarin në fytyrë. Ne sulmuam nga fillimi në fund. Jemi të lumtur sepse pakkush po mendonte që ne të ecnim përpara në këtë grup. Një kualifikim i marrë si ekip”. Një kualifikim që në Barcelonë nuk arrijnë ta kapërcejnë dot.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI