Flash

Champions/ E gudulis për ta shpërqendruar: mënyra e çuditshme e Klaassen për të hutuar Van Dijk

Lapsi.al 27 October 2022
Champions/ E gudulis për ta shpërqendruar: mënyra e

Liverpool fitoi ndaj Ajax duke u kualifikuar në 1/8 e Champions League me një ndeshje para kohe. Në Johan Cruijff Arena, skuadra e Jurgen Klopp triumfoi me rezultatin 3-0, pavarësisht 'taktikave' të cuditshme të Klaassen për të shpërqendruar prapvijën e Reds. Liverpool për momentin mbetet i dyti në grup, me tre pikë pas Napolit.

Mohamed Salah hap serinë e golave, falë pasimit të shkëlqyer të kapitenit Jordan Henderson. Në fillim të pjesës së dytë, Darëin Nuñez mundi me një goditje me kokë portierin e Ajax Remko Pasveer. E, tre minuta më vonë, Harvey Elliott mbylli ndeshjen. Ajax bëri gjithçka që mundi për të ndaluar Reds, duke përfshirë edhe gudulisjen. Pikërisht ashtu. Davy Klaassen u përpoq të shpërqendronte Virgil van Dijk duke e gudulisur.

Lexo më tej: Video/ Napoli fantastiko-shkencor, turpëron Liverpool me poker: Bayern dominon Interin në San Siro

Skuadra e Amsterdamit duhej të fitonte për të pasur ndonjë shans për të kaluar në raundin e 1/8. E ata u përpoqën me çdo mënyrë për të kaluar Reds. Një lojtar i Harkëtarëve madje provoi edhe një taktikë të pazakontë, me shpresën për të shpërqendruar një kundërshtar. Gjatë pjesës së parë, dhe veçanërisht gjatë një goditje dënimi, mesfushori Klaassen u përpoq të shpërqendronte holandezin Van Dijk duke e gudulisur atë. Kamerat e kapën lojtarin e klubit holandez duke gudulisur në sqetull mbrojtësin e Reds.

TAKTIKA QESHARAKE

Një taktikë jo shumë e përshtatshme, që megjithatë argëtoi tifozët: “E kam gabim apo pashë një lojtar që guduliste sqetullën e Virgil van Dijk”, ka shkruar një përdorues në Twitter. Dhe një tjetër shtoi: "Një lojtar sapo u përpoq të guduliste van Dijk", një mesazh i ndjekur nga emoji i atij që qesh me lot.

Liverpool përfundimisht mori një fitore të madhe, pavarësisht gudulisjes. Reds, për momentin, janë në vendin e dytë të renditjes, tre pikë prapa Napolit. Skuadra e Klopp ende mund të aspirojë të përfundojë në krye të grupit. Për ta bërë këtë, ai duhet të mundë skuadrën e Spallettit në Anfield me një rezultat më të mirë se 4-1 në ndeshjen e parë në Napoli.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI