Flash

Video/ Champions me vetëm tre të panjohura: Bayern shkel me këmbë Barcelonën, VAR i heq fitoren Tottenham

Lapsi.al 26 October 2022
Video/ Champions me vetëm tre të panjohura: Bayern shkel me

Nuk zhgënjejnë pritshmëritë Napoli e Bayern Mynih që ruajnë rekordin e vetëm fitoreve në fazën e grupeve. Skuadra e Spalletti mban në distancë Liverpool, përpara betejës së fundit për vendin e parë. Bavarezët bënë tris golash në Camp Nou, duke i lënë shijen e hidhur Barcelonës me asnjë goditje në portë. Komplikohet për Conte i tërbuar në fund për golin e anulluar Kane. Tottenham gjithësesi i shpëtoi humbjes përballë Sporting, por Grupin D është i gjithi për tu vendosur në raundin e fundit. Vetë tre skuadra mbeten për tu përcaktuar në 1/8 e dy janë në grupin D.

GRUPI A

Vazhdon rrugëtimi fantastik i Napoli në Europë. Pasi ka arritur aritmetikisht në 1/8, në raundin e pestë të Champions League, skuadra e Spallettit mposhti Rangers 3-0. Italianët mbeten në krye të Grupit A me 15 pikë (Liverpool -3) dhe hedh një hap të sergurt drejt vendit të parë. Në Maradona, të kaltërve iu deshën vetëm një çerek ore për të mbyllur historinë. Pas disa minutash studimi, Simeone u kujdes për t'i jepte drejtim ndeshjes me një dygolësh (11' dhe 16'). Më pas Ndombelé tundi traversën, por trisi erdhi në pjesën e dytë me Ostigard (80'). Në ndeshjen e fundit me Liverpool, Spalletti ka tre pikë avantazh dhe golavarazhin në favor. Gjithnjë nëse nuk humbet me goleadë.

Anglezët e Klopp triumfuan 3-0 ndaj Ajax. Holandezët dominuan në pjesën e parë, por Liverpool kaloi në avantazh. Harkëtarët humbën shansin me Berghuis, i cili goditi shtyllën, pastaj gaboi edhe Tadiç. Reds kaluan përpara në rastin e parë të vërtetë. Henderson shërbeu për Salah, që befasoi Pasveer me një prekje nga poshtë. Britanikët nga ana e tyre goditën një shtyllë me Darvin Núñez dhe shkuan në pushim në avantazh. Uruguaiani u përmirësua në fillimin e pjesës së dytë, me një goditje me kokë që shënoi 2-0 në minutën e 49. Pastaj, tre minuta më vonë erdhi 3-0 që mbylli sfidën nga Elliott. Përfundoi kështu, Liverpool fitoi 3-0 dhe ngjitet në 12 pikë, në prag të ndeshjes së kthimit kundër Napolit me pikë të plota.

GRUPI B

Eliminohet Atletico Madrid, që i thotë lamtumirë Champions League me barazimin 2-2 ndaj Bayer Leverkusen. Colchoneros shkuan menjëherë në disavantazh, në rastin e parë për aspirinat. Diaby heshti Ëanda Metropolitano duke shënuar 1-0 në minutën e 8'. Simeone ngriti tonet dhe barazimi erdhi me Carrasco. Belgu befasoi Hradecky nga jashtë zonës në minutën e 22'. Faza mbrojtëse e spanjollëve, megjithatë, nuk është aspak e përsosur dhe në të 27 erdhi avantazhi i ri për djemtë e Xabi Alonso. Hudson-Odoi firmosi parakalimin e dytë gjerman. Oblak mbajti në lojë spanjollët dhe Colchoneros u kthyen në lojë në minutën e 50-të, me Rodrigo De Paul. Raste në të dyja anët e në fund të ndeshjes ndodh gjithcka. Pas fishkëllimës së fundit, gjyqtari shikoi në VAR dhe akordoi penallti për prekjen me dorë të Hincapié. Portieri Hradecky priti goditjen e Carrascos duke lënë jashtë Championë të dyja skuadrat.

GRUPI C

Në grupin e Interit, Barcelona luajti duke e ditur se ishte e eliminuar duke u mposhtur pa rezistencë nga Bayern Mynih. Përfundoi 3-0 për gjermanët me spanjolët që nuk goditën asnjëherë portën. Raundi i fundit do të jetë thjesht një formalitet. Bayern i pari dhe Interi sigurisht i dyti. Barça zbret në Europa League dhe Viktoria Plzen tashmë jashtë çdo gjëje. Në "Camp Nou" dominuan njerëzit e Nagelsmann, duke shfrytëzuar të gjitha pasiguritë e mbrojtjes kundërshtare. Avantazhi në minutën e 10 mban firmën e Sadio Mané, që mposhti ter Stegen. Skena u përsërit në minutën e 31-të, me dyfishimin e Choupo-Moting. Bayern gjithashtu shkon pranë golit të tretë, me ter Stegen që evitoi goditjen e Musiala. Në pjesën e dytë, nga ana tjetër, bavarezët panë ti anulohej 3-0 i Gnabry për pozicion jashtë loje. Por në shtesë erdhi 3-0 i Pavard. Barça jashtë pas një merkatoje faraonike, Barça dhe Interi në raundin e dytë.

Lexo më tej: Video/ Inter rrëmben kualifikimin me poker, Barcelonës i lë Europa League: Porto trondit 4-0 Brugge

GRUPI D

Grupi D vazhdon të jetë më i balancuari në Champions League. Në raundin e fundit skuadrat janë të grumbulluara në dy pikë distancë e mund ta mbyllin të parat ose të fundit. Përfundon 1-1 mes Tottenham dhe Sporting. Spurs duhet të bënin lojën, por në minutën e 22 Marcus Edwards, ndëshkoi ish-skuadrën e tij. 1-0 për Sporting por në pjesën e dutë Conte shkundi të tijtë. Spurs shtynë përpara dhe Adan shpëtoi ekipin e tij duke neutralizuar konkluzionet e Kane, Dier dhe Doherty. Barazimi i merituar i Spurs erdhi në minutën e 80-të me Bentancur, me një goditje me kokë në këndin e Perisic. Në shtesë, goli i fitores i Kane u anulua, duke tërbuar Conte që u përjashtua.

Gjithçka rihapet në këtë grup, sepse Eintracht mposhti Olympique Marseille 2-1. Mikpritësit kaluan menjëherë përpara, të shtyrë nga publiku i tyre që kërkonte kualifikimin. Kamada shënoi 1-0 në hyrje të zonës, por OM nuk u dorëzua. Francezët barazuan në minutën e 22-të me Guendouzi, autor i një futjeje efektive në zonë. Por në minutën e 27 vjen avantazhi i ri i gjermanëve. Kolo Muani shënoi me finesë, pas një trekëndëshi të shkëlqyer me Götze. Në pjesën e fundit, presingu i Marseille impenjoi seriozisht Trapp që ndali konkluzionet e Harit. Portieri, edhe në fillimin e pjesës së dytë, i mohuar dy herë golin e barazimit Alexis Sanchez. Eintracht fiton, duke u bashkuar me Sporting me 7 pikë në vendin e dytë. Tottenham kryeson me 8 pikë, ndërsa OM është i fundit me 6. Gjithçka mund të ndodhë.

REZULTATET E MBRËMJES

Champions League Group A

Ajax 0-3 Liverpool

Napoli 3-0 Rangers

Champions League Group B

Club Brugge 0-4 FC Porto

Atletico Madrid 2-2 Bayer Leverkusen

Champions League Group C

Inter 4-0 Viktoria Plzen

Barcelona 0-3 Bayern Munich

Champions League Group D

Eintracht Frankfurt 2-1 Marseille

Tottenham Hotspur 1-1 Sporting CP

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI