Flash

Akuzoi kastën e vjetër të FSHF, Disiplina bën shembull presidentin Kapllanaj: e pëson edhe 'dinastia' Arbri te Tomori

Lapsi.al 26 October 2022
Akuzoi kastën e vjetër të FSHF, Disiplina bën shembull

“Më shqetëson që është një kastë e vjetër me Beqirin, Pregjën e Metën dhe penalizon gjithnjë sa herë Bylis është mirë”. Fjalët e thëna në përfundim të ndeshjes së humbur 2-1 me Vllazninë, i kanë kushtuar rëndë Presidentit të Bylis, Besnik Kapllanaj. Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në FSHF e ka dënuar numrin 1 të mallkastriotëve zyrtarisht për për proteste ndaj vendimeve të arbitrit. Katër ndeshje pezullim nga aktiviteti për Kapllanaj, të cilit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet. Presidenti i Bylis shpërtheu kundër arbitrimit, për rastin më flagrant të minutës së 94′. Eridon Qardaku u përplas përtokë nga ndërhyrja e mbrojtësit Shehi dhe portierit Zogoviç, por arbitri vazhdoi lojën.

E kanë pësuar nga Disiplina edhe dy zyrtarët e Tomorit Klodjan dhe Polizoi Arbri. I pari për protestë me fjalë ofenduese dhe duke shkelur parimet e fair play ndaj arbitrit u dënua me 2 ndeshje pezullim. Polizoi "për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes" u dënua 8 ndeshje, por aplikimi do të jetë i pjesshëm, pasi të jetë kryer gjysma e dënimit.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS SË FSHF DATË 26.10.2022

KF Bylis, e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv. Në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, e pëson për proteste ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i KS Korabi, Florian Beqiri, e pëson për proteste ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Tomori, Polizoi Arbri, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Zyrtari i FK Tomori, Klodian Arbri, e pësoi për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me fjalë ofenduese dhe duke shkelur parimet e fair play. Në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Iliria, Gojardo Xheka, e pësoi për sulm ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Gramshi, Mateo Miraka, e pësoi për sulm ndaj kundërshtarit dhe provokim të publikut. Në bazë të nenit 47/1/e dhe 52/1 të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

VENDIMET E TJERA

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Skënderbeu, Gentian Lico, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të SHS Albpetrol Eldison Kapo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Fabio Dhrami, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Albi Selimaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI