Flash

Juventus jashtë Champions, Max Allegri pa alibi: "Dhuruam tre gola. Jemi të dëshpëruar e të nervozuar"

Lapsi.al 26 October 2022
Juventus jashtë Champions, Max Allegri pa alibi: "Dhuruam tre gola.

Max Allegri nuk e fsheh dëshpërimin pas humbjes 4-3 të Juventusit të tij ndaj Benfica dhe daljes nga Champions. Bardhezinjtë për herë të parë pas 8 vjetësh eliminohen që në grupe: “Ishte një ndeshje për tu mbajtur në ekuilibër dhe më pas të provonim të fitonim”, tha Allegri për mikrofonat e SportMediaset -. Na vjen shumë keq dhe jemi të inatosur. Por tani të mendojmë për kampionatin duke nisur nga 20' e fundit të kësaj ndeshje. Pjesa e parë e sezonit nuk është sigurisht e bukur. Jemi jashtë Champions e prapa në Serie A, duhet të bëjmë përpjekje për të shkurtuar renditjen".

Një nga episodet kyçe ishte penalltia e kthyer në gol nga Joao Mario menjëherë pasi Juventusi kishte shënuar golin e barazimit. Një prekje e pakujdesshme me dorë nga Cuadrado, por që ndryshoi gjithcka: “Dy-tri herë na kishin rrëshqitur në atë anë, ne kemi dhuruar tre gola. Është e kotë, megjithatë, të themi se çfarë duhet të kishim bërë më mirë. Duhet të mendojmë për kampionatin. E të mendojmë për PSG-në javën e ardhshme, ku luajmë shansin për të qëndruar në Evropë”.

Lexo më tej: Video/ Juventus jashtë Champions që në grupe, triumfon Benfica 4-3: PSG shkakton ‘tërmet’

Kënaqësia e vetme është impakti i mirë në fushë i lojtarëve të rinj: "Jam i lumtur për ta, Soulé dhe Iling kanë hyrë mirë. Miretti ka luajtur tashmë shumë ndeshje dhe në fakt është titullar. U sollën mirë, me qetësinë, energjinë mendore që i duhej skuadrës në atë moment. Tani duhet të kthejmë menjëherë faqen, kemi katër ndeshje para pushimit, në të cilat duhet të bëjmë më të mirën. Të rikuperojmë energjitë e të provojmë të bëjmë mirë me ata që kemi në dispozicion" e mbylli Allegri.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI