Flash

Icardi pushon nga puna Wanda Nara, i bllokon çekun si menaxhere: avokati i argjentinases sqaron situatën

Lapsi.al 25 October 2022
Icardi pushon nga puna Wanda Nara, i bllokon çekun si menaxhere: avokati

Ndarja mes Mauro Icardi dhe Wanda Nara tani duket përfundimtare dhe e pandreqshme. Futbollisti, padyshim, nuk e ka pritur fare mirë. Fillimisht ai u përpoq të mohonte fjalët e gruas së tij, më pas u hodh në sulm, duke nxjerrë vrer në rrjetet sociale. Befasitë nuk kanë munguar dhe në orët e fundit është ngritur një skenar i ri. Maurito e ka shkarkuar Wanda nga roli i menaxheres. Lajmin e ka bërë të ditur Corriere dello Sport, ndërsa konflikti thellohet më shumë në Turqi. Sipas mediave turke, argjentinasi i ka bllokuar një çek 1 milion euro ish-bashkëshortes së tij. Por pas orëve zhurme, Ana Roselfeld, avokatja e Wandës, ndërhyri për të hedhur pak dritë.

SQARIMI I AVOKATES

Ana Roselfeld, në mikrofonat e programit “A la tarde”, konfirmoi se shoëgirl-i, i cili është kthyer në Stamboll te fëmijët e saj dhe jo Maurito, është zyrtarisht e ndarë. Dokumentet janë nënshkruar: “Marrëveshjet mes tyre nuk mund të prishen. Janë lidhur në Itali dhe në atë kohë ishin trajtuar shumë mirë nga avokati italian. Cdokush merrte pjesën e tij. Disa prona dhe para shkojnë për Wanda dhe e njëjta gjë shkon për z. Mauro Icardi. Wanda nënshkroi përpara meje një ndarje dhe më kërkoi të isha dëshmitare. Ajo u firmos në Chateau Libertador dhe Wanda më pas e dërgoi në Itali për t'u zgjidhur nga avokati italian”.

Lexo më tej: Wanda e L-Gante nuk fshihen më: “Jemi të dashuruar”. Icardi i tërbuar nga zemërimi

A ËSHTË SHKARKUAR NGA PUNA WANDA?

Avokatja mohon edhe thashethemet që dolën në Turqi, ku thuhej se Wanda i kishte kërkuar dëmshpërblim Galatasaray si përfaqësuese e lojtarit: “Wanda thotë se ky lajm është i rremë, se nuk ka pretenduar asgjë. E vetmja gjë që mund t'ju them është se PSG po paguan për kontratën e Icardit, jo klubi turk. Sepse është në huazim deri në qershor. Çdo kontakt me Galatasaray është për arsye futbolli dhe jo për para”. Kështu, Wanda Nara nuk është më gruaja e Mauro Icardit, por mbetet menaxherja e tij, të paktën tani për tani...

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI