“Tekniku Unai Emery ka informuar Villarreal CF për vendimin e tij të njëanshëm për të ndërprerë marrëdhëniet e tij me klubin". Kështu thuhet në deklaratën që klubi spanjoll lëshoi për të dhënë lajmin. Emery ka hyrë në historinë e Villarreal duke u bërë trajneri i parë që fiton një titull me klubin. Përvec triumfit në UEFA Europa League, ai krenohet edhe me arritjen historike në gjysmëfinalet e Champions League sezonin e kaluar. Si dhe kualifikimin e skuadrës për dy vite radhazi në Europa League".Comunicado oficial: @UnaiEmery_
? https://t.co/FQ2V5E9anQ pic.twitter.com/fvOt8dvEt5 — Villarreal CF (@VillarrealCF) October 24, 2022
BLITZI I ASTON VILLA
As koha për të asimiluar lajmin për tifozët e Villarreal, sepse pak minuta më vonë u shfaq postimi i Aston Villa: “Kemi kënaqësinë të njoftojmë emërimin e Unai Emery si trajneri i ri i klubit”. 50-vjeçari spanjoll zë vendin e Steven Gerrard, i shkarkuar pas humbjes 3-0 ndaj Fulham. Ai rikthehet në Premier League pas përvojës së tij me Arsenal në sezonin 2018-19. Emery do të marrë përsipër Villans nga 1 nëntori, për të debutuar më pas, me shumë mundësi, kundër Manchester United më 6 nëntor.Aston Villa is delighted to announce the appointment of Unai Emery as the club's new Head Coach. ?
— Aston Villa (@AVFCOfficial) October 24, 2022