Flash

Villarreal, Baena i dedikoi golin zv/presidentit të ndarë nga jeta: arbitri e përjashtoi e plasin polemikat

Lapsi.al 24 October 2022
Villarreal, Baena i dedikoi golin zv/presidentit të ndarë nga jeta:

Villarreal fitoi me përmbysje kundër Almeria, por polemika u ngritën në qiell për shkak të kartonit të kuq për Alex Baena. Në Estadio Ciudad në Valencia, skuadra e Unai Emery fitoi 2-1. Ndeshjen e vendosën golat e 21-vjeçarit spanjoll dhe në minutës së fundit Nicolas Jackson. Vendasit, megjithatë, u detyruan të luanin për më shumë se gjysmë ore me vetëm 9 lojtarë në fushë.

Në minutën e 55-të, Alex Baena shënoi golin e barazimit me kokë. Goli i tetë sezonal, por lojtari u detyrua të largohej menjëherë nga fusha. Spanjolli i dedikoi golin zv/presidentit të klubit Jose Manuel Llaneza, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 74-vjeçare, por për arbitrin ishte karton i verdhë. 21-vjeçari ngriti fanellën për t'i treguar kamerave një mesazh ku shkruhej: “Faleminderit për gjithçka Llaneza”. Në atë moment, arbitri Ricardo de Burgo e ndëshkoi: i dyti i verdhë dhe jashtë me të kuqe.

SHPJEGIMI I ARBITRIT

I riu ishte mosbesues dhe i frustruar. Shokët e tij të skuadrës u tërbuan dhe filluan të protestojnë. Arbitri shpjegoi se, megjithëse nuk ishte një heqje e plotë, Baena e kishte tërhequr fanellën mbi kokë. Kjo ishte arsyeja pse u dënua. E verdhë edhe për qendërmbrojtësin e Villarreal, Pau Torres dhe e kuqe edhe për Manu Morlanes, për shkak të protestave. Skuadra e Emery duhej të luante më shumë se gjysmë ore me 9 lojtarë. Protesta në terren, por edhe në rrjetet sociale. Tifozët reaguan në Tëitter për të kritikuar vendimin e arbitrit.

Pavarësisht inferioritetit numerik, nëndetësja e verdhë nuk u fundos dhe fitoi. Pas ndeshjes, trajneri spanjoll u pyet për Baenën dhe foli për një episod të vështirë: “Mendoj se është një arbitër i shkëlqyer. Ka qenë gjithmonë në një nivel shumë të lartë. Por ka situata që janë të vështira për t'u gjykuar. VAR është aty për të ndihmuar, por në këtë lloj rasti është i nevojshëm interpretimi. E nëse vendimi është i drejtë apo i gabuar, ekziston një rregull. Ai veproi me rregullat në dorë, por nëse do ta kishte menduar më ftohtë mund të kishte marrë një vendim tjetër”.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI