Flash

Veton Surroi: Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47

Video/ Hyri në sektorin e gabuar, tifozi i Inter rrihet në Franchi: policia identifikon autorin

Lapsi.al 24 October 2022
Video/ Hyri në sektorin e gabuar, tifozi i Inter rrihet në Franchi:
Polemika e gjatë mes Fiorentinës dhe Interit duket se nuk ka fund. Këtë herë nuk është drejtimi i diskutueshëm i arbitrit Valeri, por atmosfera e zjarrtë e përjetuar në tribunat e Franchi. Klubi zikaltër zbuloi se drejtuesit e tyre ishin fyer në tribunë ("mafiozët"). Pas kësaj erdhi edhe akuza se disa drejtues Viola kishin grushtuar derën e dhomave të zhveshjes zikaltër. Një rikonstruksion që Fiorentina e mohoi me forcë, duke i besuar një komunikate zyrtare. Por përtej asaj që ndodhi në dhomat e zhveshjes, të gjithë panë se çfarë ndodhi në tribune. E në pak kohë ajo bëri xhiron e internetit. Një tifoz i Interit, i veshur me fanellën me numrin 32 të Dimarco ishte future në sektorin e gabuar. Ai po shkonte drejt daljes kur u arrit nga një mbështetës i Fiorentinës, që nisi ta shtynte. U mblodhën aty edhe tifozë të tjerë të Fiorentinës. Pamjet janë filmuar dhe publikuar në rrjetet sociale në një video ku dëgjohet dikush që thotë “Rrëzoje Dimarcon, hidhe poshtë”. Videoja është marrë nga Digos e komisariatit të Firences, por duket se problemi nuk është vetëm se pak tifozë u bënë protagonistë të agresionit të turpshëm. Sigurisht nuk është hera e parë që tensionet lindin në tribunat e Franchi. Rasti i fundit ishte ai i ofendimeve ndaj Luciano Spallettit dhe përballjes mes trajnerit të Napolit dhe një tifozi që tentoi t'i jepte një shuplakë. Precedentët nuk kanë munguar asnjëherë. Galliani u godit me një monedhë, Ancelotti, Allegri, Mazzarri, Sarri, Gasperini, Agnelli dhe Nedved. Pa harruar rastin e Koulibaly, i ofenduar nga një tifoz vitin e kaluar.

IDENTIFIKOHET AUTORI I AGRESIONIT

“Një ndeshje futbolli nuk mund të jetë pretekst për të shkarkuar tensionet brenda impiantit sportiv. Mbrëmjen e së shtunës kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë dhe autori i këtij akti është identifikuar. Ai do të denoncohet dhe ndëshkohet me masa”. Kështu ka thënë komisari i policisë së Firences, Maurizio Auriemma. Referenca është për tifozin e filmuar në një video teksa shtynte një tifoz të Interit. Tifozi viola i identifikuar, sipas asaj që mësohet, është një 56-vjeçar. “Masat represive apo administrative jo gjithmonë ndihmojnë në zgjidhjen e problemit – tha komisari –. Është problem ndërgjegjeje, pjesëmarrjeje”.

Të këshilluara

ide

Veton Surroi: Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI