Flash

Talenti kosovar, Ibrahimovici i Bayern Mynih: 16 vjeçari shënon pa ndalim, e Nagelsmann e mban në pankinë

Lapsi.al 23 October 2022
Talenti kosovar, Ibrahimovici i Bayern Mynih: 16 vjeçari shënon pa
Një talent i vërtetë. Edhe pse duhet ta vërtetojë akoma në skenën me të mëdhenjtë. Bayern Mynih beson fort te Arijon Ibrahimovic, 16 vjeçari (në dhjetor do të mbushë 17 vjeç) që ishte në pankinë për herë të parë kundër Hoffenheim të shtunën. Që në verën e vitit 2021, vetëm 15 vjeç, ai u stërvit me ekipin e parë të bavarezëve. Ai nuk ka bërë ende debutimin e tij, por në klub besojnë vërtet tek ai.

HISTORIA

I lindur në Nuremberg më 11 dhjetor 2005, ai është djali i një kosovari, prandaj zotëron pasaportë të dyfishtë. Ai ka luajtur me Gjermaninë U 16-17-18 (të cilin e preferoi ndaj Kosovës edhe pse shpesh shkon në vendin e origjinës), duke shënuar 10 gola në 17 paraqitje. Ai është një mesfushor sulmues, edhe pse idhujt e tij janë Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic. Këtë sezon ai po luan nën moshë me të rinjtë bavarezë me të cilët ka shënuar 7 gola (plus dy asist) në 6 ndeshje. Për momentin ai është golashënuesi më i mirë i skuadrës. Kosovari bëri mirë, megjithatë, edhe në serinë e tretë gjermane, në të cilën, në vetëm 29 minuta të luajtura, ai shërbeu dy asiste vendimtar për shokët e tij. Me mbërritjen te Bayern në vitin 2018 (vetëm 12 vjeç), ai bëri bujë kur me shaka tha se "duket si një qendër e bukur sportive, ku mund të përmbush ëndrrën time për t'u bërë profesionist. Zlatan? Më pëlqen, është pak më i mirë se unë”.

E ARDHMJA

Në Bavari, siç u përmend, besojnë shumë tek ai, por Arijon nuk është i bindur të qëndrojë. Midis mesfushës dhe sulmit, bavarezët kanë disa të rinj (Musiala, 19, Ëanner, 16) dhe Ibrahimovic ka frikë se mund të mos gjejë hapësirë. Në fakt, ai do të donte të luante vazhdimisht dhe të fillonte ta bënte sa më shpejt. Për këtë arsye, sipas disa mediave, ai dëshiron të largohet nga Bayern në verë. Për ta marrë, megjithatë, do të ishte e nevojshme t'i garantohej hapësirë. Sepse Ibrahimovic e di se ai është një talent dhe nxiton të shpërfaqet.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI