
Dy shtetase kineze, të moshave 52 dhe 47 vjeçë, janë arrestuar nga policia në Fier, pasi dyshohet se kishin marrë me qira një ambient që e përdornin për ushtrimin e prostitucionit. Arrestimi i tyre u krye në flagrancë gjatë një operacioni policor të koduar 'ESKOR-GIRIS-5'.
Sipas informacioneve paraprake, janë proceduar penalisht për veprën e prostitucionit edhe tre persona të tjerë. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi gjashtë telefona celularë, 300 euro dhe 35 mijë lekë. Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.