Flash

Kishin marrë me qira një lokal në Fier dhe e përdornin për prostitucion, arrestohen dy shtetase kineze

Lapsi.al 20 November 2026

Kishin marrë me qira një lokal në Fier dhe e përdornin

Dy shtetase kineze kanë përfunduar në prangat e policisë, të dyshuara për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni në një ambient të marrë me qira në qytetin e Fierit. Arrestimet u kryen në flagrancë në kuadër të operacionit policor të koduar “ESKOR-GIRIS-5”. Sipas njoftimit të Policisë, dy shtetaset kineze, Zhang Yongzhong Ling, 52 vjeçe, dhe Qiaorong Honghua Rui, 47 vjeçe, dyshohet se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kishin marrë me qira një lokal në Fier, të cilin e përdornin për ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit dhe shfrytëzimin e saj.

Në kuadër të këtij operacioni, policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Fierit edhe për tre shtetas të tjerë, me inicialet M.A., K.P. dhe Xh.S., banues në Novoselë të Vlorës, Daullas dhe Hoxhar të Fierit, për veprën penale të prostitucionit. Gjatë kontrolleve, uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjashtë telefona celularë, 300 euro dhe 35.000 lekë. 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI