Flash

Konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

Lapsi.al 20 November 2026

Konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë, u përfituan me

Prokuroria e Vlorës ka konfiskuar dhe kaluar në pronësi të shtetit pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro në zonën e “Ujit të Ftohtë”, të cilat dyshohet se janë përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara.

Pasuritë i përkisnin shtetasit me inicialet P.P., i cili është dënuar me 7 vite burg për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale. 

Nga hetimet e kryera për procedimin penal nr. 946/2015 rezultoi se për njohjen dhe kthimin e një prone prej 32 mijë metrash katrorë ishte përdorur një vendim gjyqësor i falsifikuar.

Pas regjistrimit të pronës në vitin 2009, janë kryer veprime juridike për ndarjen, tjetërsimin dhe kalimin e saj në emër të personave të tretë, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme.

Me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të gjykatës, në pronësi të shtetit kanë kaluar prona me sipërfaqe të ndryshme, përfshirë pasurinë fillestare prej 32 mijë metrash katrorë dhe disa prona të tjera që rrjedhin prej saj. 

Konfiskimi përfshin nëntë pasuri të paluajtshme, mes tyre një pronë prej 23.363 metrash katrorë, një tjetër prej 7.932 metrash katrorë, si dhe sipërfaqe të tjera prej 1.000, 1.126 dhe 7.637 metrash katrorë.

Vlera totale e pasurive të konfiskuara llogaritet në rreth 16 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI