Flash

Çmimet e naftës rriten për shkak të sulmeve në Ngushticën e Hormuzit

Lapsi.al 20 November 2026

Çmimet e naftës rriten për shkak të sulmeve në

Çmimet e naftës u rritën, pas rënies së një dite më parë, ndërsa shqetësimet për furnizimin nga Lindja e Mesme, si pasojë e sulmeve ndaj transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, kanë shtuar tensionet në tregjet ndërkombëtare, sipas Reuters.

Nafta “Brent” u rrit me 1,35%, duke arritur në 93,19 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI shënoi një rritje prej 1,6%, në 84,55 dollarë për fuçi. 

Kjo rritje vjen në një kohë kur parashikimet për një tepricë të ofertës globale ushtronin presion në kahun e kundërt.  

Shqetësimet për furnizimin janë shtuar pas raportimeve të marinës iraniane se dy cisterna nafte kanë goditur mina detare në Ngushticën e Hormuzit dhe kanë shpërthyer.

Ndërkohë, rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, kanë lëshuar raketa drejt kryeqytetit saudit, Riadit.

Analistët paralajmërojnë se sulmet në rajon mund të kufizojnë eksportet e naftës nga Lindja e Mesme dhe të shtrëngojnë më tej furnizimin global. 

Një tjetër faktor që ndikon në treg është ulja e prodhimit rus të naftës, për shkak të sulmeve ukrainase ndaj rafinerive dhe infrastrukturës së eksportit. 

Sipas burimeve të industrisë të cituara, sulmet me dronë kanë reduktuar me 45% vëllimin e përgjithshëm të përpunimit të naftës bruto në rafineritë ruse që nga fundi i tetorit. 

Nga ana tjetër, rritja më e madhe se parashikimet e rezervave amerikane të naftës ka ushtruar presion për uljen e çmimeve. 

Në këtë kontekst, SHBA-ja po shqyrton mundësinë e rritjes së eksporteve të naftës dhe karburantit diezel drejt Evropës, ndërsa sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, konfirmoi se vendi i tij është bërë eksportuesi kryesor i diezelit drejt tregut evropian që nga fillimi i luftës SHBA-Iran.

Ekspertët vlerësojnë se ecuria e çmimeve do të varet kryesisht nga zhvillimet e sigurisë në Lindjen e Mesme, ritmi i eksporteve dhe mundësia e ndërprerjeve të mëtejshme në transportin detar.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI