Flash

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën 5 herë më shumë se në BE në tetor 2026

Në një vend si Shqipëria që ka nivelin më të lartë të varfërisë në Europë, ushqimet bazë po kthehen në mall luksi për shkak të rritjes se çmimeve me ritme shume më të larta se Rajoni dhe Europa. Sipas të dhënave të Eurostat çmimet e ushqimeve në Shqipëri pësuan rritje vjetore me 4.4 për qind […]

Lapsi.al 20 November 2026

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën 5 herë

Në një vend si Shqipëria që ka nivelin më të lartë të varfërisë në Europë, ushqimet bazë po kthehen në mall luksi për shkak të rritjes se çmimeve me ritme shume më të larta se Rajoni dhe Europa.

Sipas të dhënave të Eurostat çmimet e ushqimeve në Shqipëri pësuan rritje vjetore me 4.4 për qind në tetor 2026, ritmi më i lartë pas Turqisë e cila është një krizë ta pazakonte inflacioni dhe Qipros që është vend ishullor dhe ka kosto furnizimi.

Në Bashkimin Europian, çmimet e ushqimeve në të njëjtin muaj u rriten me ishte 0,8%, rreth një e pesta e ritmit në Shqipëri.

Shqipëria kryesoi në shtrenjtimin e çmimeve edhe në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi ishte më pranë, me një rritje prej 3,9%, i ndjekur nga Kosova me 3,1%, Maqedonia e Veriut me 2,0% dhe Serbia me 1,5%. Të pesë vendet shënuan rritje mbi mesataren e BE-së.

Brenda BE-së, pas Qipros, rritjen më të lartë e shënuan Italia me 2,9%, Rumania me 2,7% dhe Finlanda me 2,6%. Në 11 nga 27 vendet anëtare, ushqimet dhe pijet joalkoolike kushtuan më pak se një vit më parë. Uljet më të forta u regjistruan në Suedi, me 6,6%, në Letoni me 5,3% dhe në Çeki me 4,3%.

Të dhënat më të detajuara për Shqipërinë tregojnë se, peshku dhe produktet e tjera të detit u shtrenjtuan me 9,9%, ndërsa perimet, zhardhokët dhe bishtajoret me 9,4%. Të dy grupet shënuan rritje mbi dy herë më shumë se rritja e përgjithshme e çmimeve të ushqimeve. Mishi u shtrenjtua me 4,6%, vajrat dhe yndyrnat me 4,2% dhe frutat me 3,7%.

Rritja ishte më e moderuar te bulmeti dhe vezët, me 2,5%, dhe te drithërat e produktet e tyre, me 0,9%. Në tetor 2026, rritjet më të forta u përqendruan te peshku dhe perimet. Për familjet shqiptare, shtrenjtimi i perimeve prek zërin më të madh të faturës ushqimore.

Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes të INSTAT-it, perimet përbënin rreth një të pestën e shpenzimeve për ushqime dhe pije joalkoolike në vitin 2025. I gjithë grupi ushqimeve dhe pijeve zinte 39,8% të buxhetit mujor të konsumit.

Presioni nga perimet ishte i dukshëm përpara tetorit. Sipas Bankës së Shqipërisë, kontributi i tyre në inflacionin e përgjithshëm u rrit nga 0,2 pikë përqindjeje në tremujorin e dytë në 0,5 pikë në të tretin e këtij viti. Prodhimi bujqësor vendas ndërkohë ishte tkurrur me 2,3% në tremujorin e dytë.

Në dhjetë muajt e këtij viti, Shqipëria importoi 142,3 miliardë lekë ushqime, pije dhe duhan, gati trefishin e vlerës së eksporteve të këtij grupi.

Në tregjet ndërkombëtare, indeksi i çmimeve të ushqimeve i FAO-s ishte 5,9% mbi nivelin e një viti më parë. Teksa qeveria shqiptare po përgatit si kundër masë uljen e TVSH-së për nga 20 % në 6% për produktet e shportës pritet një zbutje së paku i ritmeve të rritjes duke nisur nga janari i vitit që vjen. / B.Hoxha

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI