Flash

Reshje shiu dhe vranësira në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Lapsi.al 20 November 2026

Reshje shiu dhe vranësira në të gjithë vendin, parashikimi i

Dita e sotme, do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në vendin tonë, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa në disa zona priten reshje shiu.

Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë orëve të paradites moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të bëhen më të pranishme gjatë mesditës dhe pasdites, ndërsa në orët e mbrëmjes mund të ketë sërish shtrëngata shiu në zona të ndryshme.Temperaturat do të pësojnë luhatje të lehta, duke u regjistruar vlerat minimale rreth 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 20 gradë Celsius. 

 Në kryeqytet, dita do të nisë me vranësira, ndërsa pas mesditës parashikohen reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 20 gradë Celsius.Edhe në zonat bregdetare moti do të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje lokale, ndërsa në zonat malore temperaturat do të jenë më të ulëta.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI