
Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, pas përplasjes së një automjeti me një motomjet. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00, kur makina e drejtuar nga shtetasi E. K. është përplasur me motomjetin që drejtohej nga R. F.
Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shoferi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Policia po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.