Flash

Aksident tragjik në Orikum, humb jetën 63-vjeçari dhe plagosen disa persona

Lapsi.al 20 November 2026

Aksident tragjik në Orikum, humb jetën 63-vjeçari dhe plagosen

Një 63-vjeçar ka humbur jetën dhe disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Orikumit. Viktima është identifikuar si Xhevair Xhelili, i cili udhëtonte në njërin prej dy automjeteve që u përplasën me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, në automjetin tjetër ndodheshin disa punëtorë të huaj, të cilët po udhëtonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për të shkuar në punë.

Personat e plagosur janë transportuar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore, ndërsa trupi i 63-vjeçarit është dërguar në morg. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI