Flash

F1 i jep lamtumirën Dietrich Mateschitz: 78 vjeçari ishte themeluesi i perandorisë Red Bull

Lapsi.al 23 October 2022
F1 i jep lamtumirën Dietrich Mateschitz: 78 vjeçari ishte themeluesi
Dietrich Mateschitz, themeluesi i perandorisë Red Bull, ndërroi jetë në moshën shtatëdhjetë e tetë vjeçare. Një njeri vizionar që krijoi edhe skuderinë Red Bull që po dominon Botërorin e Formula 1 me Max Verstappen. Austriakët, përvec se fituan vitin e kaluar me pilotin holandez, dominuan edhe për katër vite rresht (nga 2010 deri në 2013) me Sebastian Vettel. Sipërmarrësi dhe dashamirësi i sportit, Mateschitz ishte i sëmurë rëndë prej disa kohësh. Nuk ishte vetëm bota e motorëve fusha sportive, në të cilën Mateschitz shënjoi thellësisht dy dekadat e para të shekullit XXI. Edhe sportet amerikane, futbolli e mbi të gjitha sportet në natyrë (ato ekstreme, në radhë të parë) arritën majat e popullaritetit nën flamurin e Red Bull. Lexo më tej: F1/ Red Bull blindon Verstappen me shifrën e çmendur: 40 milionë euro në vit deri në 2028 Themelimi i ekipit të Formula 1 daton në vitin 2004, njëzet vjet pas lindjes së pijes energjike me të njëjtin emër. Mateschitz, një personazh karizmatik, bleu për shumën simbolike prej një dollari ekipin Jaguar. Pastaj hyri në F1 vitin e ardhshëm si Red Bull Racing. David Coulthard, Christian Klien dhe italiani Vitantonio Liuzzi, ishin pilotët e parë të RB. Një aventurë që me Christian Horner, Adrian Newey dhe "guru" Helmut Marko, sfiduan emrat e mëdhenj të Kampionatit. Pastaj për të kompletuar "Dream Team" mbërriti Sebastian Vettel, piloti i parë që u zbulua dhe u promovua nga akademia.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI