Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Erzeni mposht Tiranën për herë të parë në histori: Kahrimanovic e futi Shehin në rekordin negativ

Lapsi.al 22 October 2022
Erzeni mposht Tiranën për herë të parë në histori:

Për herë të parë në histori, Erzeni arrin të mposhtë Tiranën. Asnjëherë më parë shijakasit nuk kishin marrë pikë në precedentët me bardheblutë. Vendosi ndeshjen goli i Kahrimanovic, që ndëshkoi kryeqytetasit dhe e futi Orges Shehin në rekordin negativ. "Unë jam nga ata persona që nuk delegoj faje dhe nuk gjej fajtor - tha tekniku i Tiranës -. Kërkojmë të bëjmë më mirë dhe nuk është se gjej fajtor. Kjo është situata dhe do të mundohem të sqaroj. Sot e thashë që mund të bënim më mirë, por në futboll gjithçka ndodh, i japim merita kundërshtarit".

PËRBALLJA E ISH-PORTIERËVE

Feston tekniku Kapllani, në përballjen mes dy ish-portierëve në pankinë. Erzeni ka luajtur një ndeshje të interpretuar mirë në “Elbasan Arena”, ku goditi shpejt. Një penallti e fituar në një prekje naive të topit me dorë nga Përgjoni nuk mund të gabohej nga Kahrimanoviç. Pastaj shijakasit bënë atë që dinë më mirë: u mbrojtën shumë mirë. Është fakt që Erzeni ka pësuar gola vetëm në dy nga nëntë ndeshjet e luajtura. Tirana ndërkohë nuk kishte shkëlqimin e zakonshëm e penalizuar edhe nga mungesat që kishte Shehi: "Këto javë kemi pasur shumë vështirësi sa i përket dëmtimeve. Patrik vetëm dy ditë është stërvitur, Deliu është stërvitur vetëm dy ditë përpara për shkak dëmtimi. Limaj është jashtë, Toshevski me kombëtaren. Bëmë ndërrime dhe rrezikuam me lojtarë që vinin pas dëmtimit. U munduam t’i afrohemi portës e të jemi afër golit, por është e vështirë kur të gjithë mbrohen…".

Lexo më tej: Duro dëshpëron Kukësin në debutimin me Egnatian: fitore në ekstremet e fazës së parë për Laçin

MUNGESAT

Kështu, Erzeni merr një fitore historike që e kthen përsëri në vendin e dytë në renditje, duke kaluar bardheblutë në renditje: "Kemi mundësi të bëjmë mirë, kemi ende mundësi për të përmirësuar me organikë, se të mungojnë katër titullarë nuk është e lehtë, edhe në mesfushë kishim vetëm dy mesfushorë. Goli ndryshoi gjithë situatën, kundërshtari shënoi me një gjysmë rasti dhe e mbyll. Ne kishim rastet tona por kur nuk shënon, lojtarët bëhen konfuz e nervoz. Nuk i vlerësojnë situatat si duhet për shkak të rezultatit", përfundoi Shehi.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI