Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

"Ronaldo refuzoi të futjen në fushë": Ten Hag sqaron ngjarjen dhe e degdis të stërvitet me të rinjtë

Lapsi.al 22 October 2022
"Ronaldo refuzoi të futjen në fushë": Ten Hag sqaron

“Ndëshkimi” i Cristiano Ronaldo nisi mëngjesin e së premtes. Portugezi shkoi në qendrën sportive për t’u stërvitur jo me ekipin e parë, por me Manchester United Under 21. CR7, në fakt, nuk do të marrë pjesë në ndeshjen kundër Chelsea. Ky është dënimi për faktin se u kthye më herët në dhomat e zhveshjes, gjatë fitores së Red Devils ndaj Tottenham. Lojtari është përkohësisht jashtë skuadrës, ndonëse në deklaratën e klubit anglez nuk përmendet konkretisht kjo situatë.

Nuk është vetëm largimi demostrativ për në dhomat e zhveshjes, pasi qendroi 90 minuta në pankinë. Sipas asaj që pranon Ten Hag, CR7 refuzoi edhe të futej në fushë: "Po, Cristiano nuk pranoi të hynte - konfirmoi trajneri i United, Erik Ten Hag -. Për këtë duhet të ketë pasoja, është e rëndësishme për mentalitetin dhe qëndrimin e grupit".

KONTRADIKTAT

Mosmarrëveshjet mes Ten Hag dhe CR7 kishin nisur që në gusht, me rastin e një ndeshje miqësore kundër Rayo Vallecano. Atëherë portugezi ishte zëvendësuar në fund të pjesës së parë dhe po ashtu kishte vendosur të largohej më herët nga stadiumi, sjellje që trajneri holandez e konsideroi të “papranueshme”. Tani, ndodhi episodi i ri që lë të kuptohet një dënim më i rëndë: "Kjo është hera e dytë dhe duhet të ketë pasoja. Nuk do të jetë me Chelsea. Është një humbje për ekipin, por është e rëndësishme të ndërtohet mentaliteti i grupit. Tani duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja”, përfundoi Ten Hag.

Lexo më tej:Manchester United dënon gjestin plateal të CR7: Ronaldo jashtë skuadre, nuk grumbullohet për Chelsea

Sipas Daily Mail, Ten Hag ende e sheh Ronaldon si një element të çmuar për skuadrën dhe nuk ka dëshirë ta “groposë”. Edhe pse duket evidente se në janar është e leverdishme që të dy palët të ndahen. Kusht mbetet që portugezi të gjejë një ekip të gatshëm t'i paguajë rrogën dhe anglezët të gjejnë një zëvendësues.

Ditën e djeshme Ronaldo në Instagram ka dashur të nënvizojë profesionalizmin e tij. Megjithatë, në Angli shkruajnë se, skuadra është në dijeni të përplasjes së përditshme mes lojtarit dhe trajnerit. Ndërkohë, Manchester United nuk pranoi të komentojë zërat për një gjobë të mundshme, sipas rregulloreve të brendshme, prej një milion paund (1.1 milion euro), që do të thotë pagën e dy javëve.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI