Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Partizani i shënoi poker, Colella fundos Teutën me ironi: "Duhet të vijmë më shpesh të luajmë në Durrës"

Lapsi.al 22 October 2022
Partizani i shënoi poker, Colella fundos Teutën me ironi: "Duhet

"Edhe në miqësoren e parë te Partizani ka fituar ndaj Teutës, ndoshta duhet të vijmë më shpesh të luajmë në Durrës se mund të duket fatsjellëse”. Giovanni Colella shijon vendin e parë në renditje me një 1-4 në Niko Dovana që nuk lë asnjë dyshim. Partizani i tij ka rigjetur edhe golat në transfertë, duke e mbyllur fazën e parë të kampionatit në krye të renditjes. Shkon keq e më keq për Teutën. Skuadra e Shkëmbit fundoset sërish, e parafundit me 7 pikë.

Të kuqtë e nisën ndeshjen praktikisht në avantazh me golin e Hotit në minutën e 2’. Teuta u përgjigj me barazimin provizor të Grudës në minutën e 16’, por nuk e mbajti dot ritmin. Kryeqyetasit rimorën avantazhin pas 6 minutash me Da Silvan, përpara se Hoti të kompletonte dygolëshin e tij në të 24’. Vendasit u përpoqën të reagonin, por në minutën e 75’ Skuka i dha goditjen përfundimtare. "Duhet të vazhdojë të krijojmë raste dhe shënojmë gola, kjo është e rëndësishme - shpjegoi italiani -. Sot ka bërë Hoti dy gola dhe shpresoj që në ndeshjen tjetër të jetë Cara se e meriton. Pastaj të fitosh 4-1 jashtë, nuk është vetëm një rezultat i mirë, por një tregues që jemi aty".

Lexo më tej: Mjekët e Partizanit kalojnë kangjellat të shpëtojnë tifozin (VIDEO)

OBJEKTIVI

Partizani vazhdon të udhëheqë kampionatin me 19 pikë, në përfundim të javës së 9 që mbyll edhe fazën e parë të Superiores. Për Colella sigurisht që është një arritje, por është vetëm një hap drejt një objektivi që fitohet në qershor: "I lumtur jam kur fitoj ndonjë gjë dhe tani nuk kam fituar asgjë. Sa i përket faktit të golit nuk kam qenë asnjëherë i shqetësuar. Një skuadër që godet shumë portën, golat herët a vonë do i bëjnë. Pastaj mendoj se jemi të kënaqur që jemi të parët në fund të fazës. Por mendoj se kjo ka pak rëndësi për momentin".

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI