
Njëra nga portat e shkarkimit në Hidrocentralin e Komanit është hapur pas reshjeve intensive që përfshinë veriun e vendit mbrëmjen e 19 nëntorit. Sasia e shtuar e prurjeve nga lumenjtë që furnizojnë liqenin ka sjellë edhe grumbullimin e materialeve inerte, duke bërë të nevojshme hapjen e portës për largimin e tyre.
Ndërhyrja synon të shmangë depozitimin e aluvioneve në fund të liqenit. Situata në hidrocentral paraqitet e qëndrueshme, pasi niveli i ujit nuk konsiderohet i lartë dhe hapja e portës, deri më tani, nuk paraqet rrezik për përmbytje.