Flash

Manchester United dënon gjestin plateal të CR7: Ronaldo jashtë skuadre, nuk grumbullohet për Chelsea

Lapsi.al 20 October 2022
Manchester United dënon gjestin plateal të CR7: Ronaldo jashtë

Pas dy ndeshjesh si titullar, Cristiano Ronaldo qendroi spektator në pankinë në sfidën e Manchester United kundër Tottenham. Portugezi nuk e kapërceu dot këtë fakt dhe mori rrugën për në dhomat e zhveshjes përpara fërshëllimës finale. Sipas Daily Mail, CR7 ka refuzuar të futet në fushë në minutat e fundit për United. Tani ka ardhur edhe vendimi. Një grusht i fortë i klubit anglez, që paralajmëroi mungesën e grumbullimit të tij për sfidën ndaj Chelsea. Sipas disa mediave angleze, Ronaldo është përjashtuar nga skuadra dhe nuk do të stërvitet me grupin e ekipit të parë.

Në këtë moment raporti mes portugezit dhe United ka marrë fund dhe në janar lamtumira e tij duket e sigurt. Tani është e pamundur të ndreqësh thyerjen me teknikun Ten Hag, me të cilin dashuria nuk lulëzoi kurrë. Megjithatë, tani Ronaldo ka prishur raportet me gjithë ambientin. E madje edhe tifozët i kanë kthyer shpinën dhe po thërrasin për transferimin e tij për të mirën e Djajve të Kuq.

Lexo më tej: Ronaldo në dhomat e zhveshjes pa mbaruar ndeshja: Ten Hag gati gjobën dhe përjashtimin ndaj Chelsea

Nëse dënimi shkon vërtet përtej sfidës me Chelsea, siç hipotezohet nga media të ndryshme britanike, do të ishte problem edhe për Portugalinë në kuadër të Kupës së Botës. Cristiano është nga ata lojtarë që kanë ditur gjithnjë të jenë gati në takime të mëdha, por mbetet për tu parë në çfarë gjendje do të mbërrinte lojtari në Katar. Sidomos nëse nuk do të dilte kurrë në fushë për një muaj...

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI