Flash

Gazetarja më joshëse italiane, flirt me gafaxhiun e Champions: Leotta nis kurs anglishte për Loris Karius

Lapsi.al 20 October 2022
Gazetarja më joshëse italiane, flirt me gafaxhiun e Champions: Leotta
Askush nuk e ka harruar si Liverpool humbi finalen e Champiuons League kundër Real Madrid. 3-1 që vendosi në 2018 trofeun e Kupës me veshë të mëdhenj pati vetëm një protagonist: Loris Karius. Portieri nuk priti asgjë nga ato që duhej të priste dhe lejoi dy nga tre golat e merengues. Por sic duket rolin e tij natyral duhet ta ketë në "sulm", aty ku ka bërë për vete gazetaren sek*i italiane Diletta Leotta. Një dashuri e re për Diletta Leotta. Sipas raportimeve të Gente, gazetarja bukuroshe e Dazn ka nisur një lidhje me portierin e Neëcastle, Loris Karius. Të dy prej disa javësh e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. E tani përflitet se Leotta po bën një kurs intensiv të gjuhës angleze, të cilin po e ndjek për t'u lidhur më mirë me të. Karius ishte protagonisti negativ i finales së Ligës së Kampionëve katër vite më parë, në Kiev, në të cilën Liverpooli i tij u mund 3-1 nga Real Madrid. Të paharrueshme dy gafat që lejuan klubin spanjoll të ngrinte në qiell Ligën e Kampionëve. Por gjermanin e ndoqën telashet edhe pasi u largua nga Anfield Road. Edhe te Besiktas gjërat nuk shkuan fare mirë, me gafa të vazhdueshme. Liverpool pa sukses e huazoi te Union Berlin, deri sa i ndërpreu kontratën. Si parametër zero 29 vjeçari firmosi me Mapies në shtator.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI