Flash

Wanda deklaron divorcin, Icardi i ngatërron gjërat fare: “Jam e ndarë”– “Oh ashtu? Si në Argjentinë para pak ditësh!”

Lapsi.al 22 October 2022
Wanda deklaron divorcin, Icardi i ngatërron gjërat fare: “Jam e

Vazhdon telenovela mes Mauro Icardi dhe Wanda Nara. Sipërmarrësja argjentinase komentoi një artikull që fliste për pajtimin mes saj dhe lojtarit të huazuar te Galatasaray. Artikulli i komentuar nga Wanda fliste për pajtim, por menaxheres dhe ish-bashkëshortes së sulmuesit nuk i pëlqeu. "Nuk kam asgjë për të falur, ne jemi ndarë. Faleminderit që nuk më konsultuat," u përgjigj Wanda.

Lexo më tej: Fotografohet duke u puthur me reperin 22 vjeçar: Wanda Nara e L-Gante nuk fshihen më

Puna është se nuk ka këtë mendim Mauro Icardi. Replika e sulmuesit argjentinas, madje, i përzien shumë kartat. "Të ndarë si kur erdha në Argjentinë disa ditë më parë? Unë afirmoj që kaluam shumë mirë", ia ktheu Icardi. Një deklaratë, që aludon për një qendrim së bashku, si në kohët e dikurshme. E gjitha kjo në kohën kur Wanda Nara po shoqërohet shumë me reperin L-Gante, me të cilin mediat janë të sigurta se ka më shumë se shoqëri.

PUTHJA E MOHUAR

Në orët e fundit madje është publikuar një foto që tregon Wanda Nara dhe këngëtarin L-Gante, duke u puthur në një rrugë në Quilmes. Imazhi që erdhi nga Argjentina megjithatë është mohuar nga menaxherja: “Nuk po puthesha me të por po, është e vërtetë që isha në atë vend. Unë në përgjithësi shkoj aty ku dhe jam, me atë që më bën të ndihem i lumtur. E nuk i jap rëndësi komenteve të të tjerët. Mund t’ju siguroj se atë mbrëmje isha më e lumtur se të tjerat që kam kaluar në Europë”.

Dëshmitarët treguan për puthje të panumërta mes Wanda Nara dhe L-Gante deri në orët e vona të natës. E kështu, fotot e vjedhura në një mbrëmje në Quilmes mund të jenë fakt. Fundjavën e kaluar, 35-vjeçarja argjentinase e shoqëroi reperin L-Gante në një emision dhe më pas të dy u ndanë, duke shkëmbyer puthje, të sigurt që nuk do të shiheshin.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI