Flash

Barcelona rrezikon eliminimin, Goretzka thumbon Lewandowskin: "Me Bayern në 1/8 arrinte gjithmonë"

Lapsi.al 24 October 2022
Barcelona rrezikon eliminimin, Goretzka thumbon Lewandowskin: "Me Bayern

Barcelona rrezikon eliminimin nga Champions League, kur të ndeshet me Bayern Mynih në grupin C. E sikur të mos mjaftojë sikleti për një dështim të tillë, tani vijnë edhe ngacmimet. I intervistuar nga Bild, mesfushori i Bayern, Leon Goretzka nuk e kurseu ish-shokun e skuadrës Lewandowski: "Lewy ishte mësuar shumë me Bayern, ai gjithmonë arrinte të paktën deri në 1/8. Por kështu është, tani nuk mund ta marrim më parasysh. Kur përballesh me Barçën në Camp Nou, qoftë miqësore apo finale e Champions, është gjithmonë një ndeshje spektakolare. Mezi presim ta luajmë, ne do të bëjë gjithçka për të fituar” tha Goretzka.

Bayern kryeson me pikë të plota pas 4 ndeshjeve të para, në një grup me Inter, Barcelonën e Viktoria Plzen. Gjermanët tani do të luajnë në Spanjë me blaugranat që kanë vetëm 4 pikë. Për spanjollët gjërat duken të vendosura pas barazimit në shtëpi me Inter. Skuadra e Inzaghi ka tashmë 7 pikë dhe duhet të luajë kundër Plzen që është e fundit pa pikë.

Lexo më tej: Video/ Barcelona ndihet e “vjedhur” ndaj Inter, kërcënon me UEFA-n. Thierry Henry: “Edhe im bir do ta kishte parë”

Sulmuesi polak, që u rendit në vendin e katërt në votimin për Topin e Artë 2022, kërkoi me ngulm të largohej nga Bayern. Ai u transferua nga Mynihu në Barcelonë për 45 milionë euro në verë. Tek Bayern ende djag dëshira e tij për tu larguar me cdo kusht. E tani që dy skuadrat do të takohen në Champions League, shokët e vjetër të Lewandowski, si Goretzka, e kanë shënjestruar. Paralajmërimi është i qartë, bavarezët do të bëjnë 'gjithcka për të fituar'.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI