Flash

"Donte të zhdukej, kishte frikë për familjen": rrëfimi i mikut të Pogba zbulon traumën e francezit pas rrëmbimit

Lapsi.al 25 October 2022
"Donte të zhdukej, kishte frikë për familjen":

"Paul Pogba më rrëfeu se donte të zhdukej, nuk donte të luante më futboll. Ai kishte frikë për familjen e tij”. Kjo u zbulua nga Boubacar Camara, një mik i fëmijërisë së mesfushorit të Juventus, i marrë në pyetje nga hetuesit. Ai u paraqit aty më 15 shtator në Nanterre, në lidhje me rrëmbimin e Pogba në natën mes 19 dhe 20 marsit, në një apartament në Montevrain. Francezi ishte viktimë e kërcënimeve dhe zhvatjeve nga një bandë e organizuar, ku bënte pjesë edhe vëllai i tij Mathias. Kriminelët kishin kërkuar një shpërblim prej 13 milionë eurosh. E konsideronin një “pagesë” për shërbimet e mbrojtjes që i ishin bërë lojtarit që në moshën 13-vjeçare.

"Nën mbrojtjen e policisë, u takova me Paul në hotel disa orë pas rrëmbimit - ishin fjalët e tij të raportuara për "Le Journal du Dimanche" -. E gjeta ulur në shtrat duke qarë. Thoshte: 'Si mendon se mund tia jap atë shifër? Nuk dua të luaj më futboll'. I thashë të qetësohej, pastaj telefonoi nuk e di kë. Kishte frikë për fëmijët dhe për familjen e tij".

Lexo më tej: Çështja Pogba merr drejtim: në burg i vëllai Mathias e katër ‘zhvatës’ të tjerë

HISTORIA

Mathias Pogba u arrestua së bashku me tre persona të tjerë në kuadër të hetimeve për zhvatje. Çështja u mësua pas denoncimit të depozituar më 16 korrik në Prokurorinë Publike të Torinos nga kampioni i botës. Pogba në denoncimin e tij i referohej përpjekjeve për zhvatje mes marsit dhe korrikut 2022. Akuzat e Pogba erdhën pasi vëllai i tij postoi një video në internet, duke premtuar "zbulime të mëdha" për kampionin e Juventus. Nga aty gjërat precipituan me shpejtësi. Mathias, i vëllai i lojtarit dhe katër të tjerë u arrestuan nga policia. Edhe pse në burg, Mathias bëri të mundur publikimin e një tjetër video. Aty ai akuzonte Pogba për mashtrim dhe pagesën e një shtrigani kundër Mbappe.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI