Flash

Video/ Chelsea triumfon në Salizburg e shkon në 1/8 e Champions League: Sevilla i jep shpresë vetes

Lapsi.al 25 October 2022
Video/ Chelsea triumfon në Salizburg e shkon në 1/8 e Champions

Raundi i pestë i fazës së grupeve të Champions League hapet me suksesin e Chelsea. Blues u kualifikuan në fazën e 1/8 të kompeticionit, duke mposhtur 2-1 Salzburg falë golave të Kovacic (23') dhe Havertz (64'). Pesëmbëdhjetë minuta në fushë edhe për Armando Broja, që zëvendësoi Aubameyang. Një rezultat që i buzëqesh edhe Milan, që kalon raundin me një fitore me Dinamon. Edhe Sevilla gjen suksesin: 3-0 në Kopenhagen me En Nesyri, Isco dhe Montiel. Danezët jashtë të gjitha garave, andaluzianët presin tashmë Dortmund-City, për të qëndruar në garë për turin tjetër.

Lexo më tej: Video/ Chelsea e arbitri ‘groposin’ Milan në Champions: Real Madrid eviton turpërimin, PSG e Benfica ndajnë pikët

GRUPI E

Chelsea shkon në fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve me një ndeshje para kohe. Blues kaluan 2-1 Salzburg, duke hipotekuar vendin e parë. Londinezët kaluan në avantazh në rastin e parë të vërtetë, që mbërriti pikërisht në mesin e pjesës së parë. Kovacic mori topin në hyrje të zonës dhe me një të majtë precize e vendosi topin nën kryqëzimin e shtyllave. Menjëherë pas kësaj, portieri austriak Kohn u tregua fenomenal në ruajtjen e rezultatit. Ai largoi në vijë devijimin drejt portës të Aubameyang, ndërsa iu deshën dy kohë për të ndaluar Havertz. Vendasit befasuan formacionin e Potter në fillimin e pjesës së dytë, duke barazuar në minutën e 49-të. Një kundërsulm i finalizuar nga Adamun. Në të 64', megjithatë, Havertz realizoi një kryevepër nga hyrja e zonës për 1-2 për Blues. Në fushë edhe Broja në minutën e 75, e londinezët rezistuan në fund. Një kalim i raundit për Potter që është edhe një asist për Milanin, me Salzburgun tashmë seriozisht në rrezik eliminimi.

GRUPI G

Në grupin G vjen edhe verdikti i parë, Copenhagen është jashtë të gjitha garave. Sevilla, në fakt, mposhti 3-0 danezët, të fundit -3 dhe me disavantazh në ndeshjet direkte me andaluzianët. Spanjollët e zhbllokuan sfidën në pjesën e dytë. Pas një ore pa gol, En Nesyri përfitoi nga krosimi i Papu Gomez dhe me një goditje me kokë shënoi golin e parë në minutën e 61-të. Sfida mbeti e ekuilibruar deri në minutën e 88-të, kur Isco realizoi 2-0 me një goditje të mrekullueshme, duke mposhtur Grabarën. Në shtesë, erdhi edhe trisi i Montiel, që vulosi fitoren e shpresës për andaluzianët.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.81

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI