Flash

Punonjësi i Olimpico pezullohet për një selfie me Osimhen: "Do të të gjej një punë"

Lapsi.al 26 October 2022
Punonjësi i Olimpico pezullohet për një selfie me Osimhen:

Pezullohet dhe ndalohet të shërbejë më kur luan Roma. E gjitha për shkak të një selfie me Victor Osimhen. Historia daton në mbrëmjen e së dielës pas ndeshjes Roma-Napoli. Matteo, një stjuard i ri 18-vjeçar me origjinë etiopiane, në ndeshjen e tij të parë në Olimpico, e humbi punën për shkak të një fotoje me idhullin e tij. Detajet e historisë ka menduar vetë Matteo ti zbulojë në faqen Serieaneës. Ai pati një takim me sulmuesin nigerian, pasi e prezantoi Oma Akatugba, gazetare dhe mike e futbollistit.

"Pas pak pritjeje u njoha me Victor. Ajo më kapi për krahu dhe unë u ula pranë tij, pikërisht aty ku ishte ulur Tammy Abraham pak më parë. Duart më dridheshin në atë moment. Ëndrra ime u bë realitet në atë moment. I tregova të gjitha fotot, videot e tij, i pëlqeu shumë. Jam i fiksuar pas tij, kërkoj gjithmonë histori të patreguara. Madje ai u emocionua duke pare tortën time të ditëlindjes së tetëmbëdhjetë".

HISTORIA E SELFIE

"I kërkova Victor të bënte një selfie, menjëherë ua dërgova prindërve të mi. Ata e dinë se sa shumë doja të takoja Victor. Megjithatë, pas pak kohe erdhi një menaxher nga Roma dhe më kërkoi t'i jepja dokumentin e stjuardit. Ai më tha se nuk mund të qendroja me një futbollist në vendin tim të punës. Në atë moment Osimhen u ngrit dhe i kërkoi gruas një shpjegim, duke e pyetur se përse ajo pati atë reagim: ‘Ai është vëllai im, ai është këtu me mua. Përse bën kështu?’.

Nuk arrija ta pranojë se po më largonin nga puna. I thashë Victor mos u shqetëso se do të ikja menjëherë. Ai më pyeti ‘Sa të paguajnë?’ unë u përpoqa ta qetësoja. Mjaftonte për mua ta takoja, por ai insistoi. I thashë shumën dhe ai filloi të habitej, nuk mund të pranonte që po më trajtonin kështu për një shifër të tillë. I tha Omas të më shkruante dhe shtoi se do të kujdesej ai për situatën’. Ai këmbënguli që të qendroja me të, u shqetësua se po humbisja punën. Ai është një person i artë, një djalë i pabesueshëm dhe jo VIP-i i zakonshëm. Dua të falënderoj Oma, pa të nuk do të kishte ndodhur kurrë ky takim. Unë vërtet bëra zgjedhjen e duhur që zgjedha një idhull të tillë!”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI