Flash

Video/ Juventus jashtë Champions që në grupe, triumfon Benfica 4-3: PSG shkakton 'tërmet'

Lapsi.al 25 October 2022
Video/ Juventus jashtë Champions që në grupe, triumfon Benfica

Rezultate befasuese e fitore zhurmuese në mbrëmjen e të martës në raundin e pestë të Champions League. Eliminohet Juventus, një dështim total në Lisbonë. Bardhezinjtë dorëzohen 4-3 ndaj Benfica dhe për herë të parë në 8 vjet nuk kalojnë grupin. Milan nuk gabon në Zagreb, por kualifikimi vendoset në ndeshjen e fundit. PSG është një rul kompresor dhe asfalton Maccabi. Barazim mes Dortmund e Manchester City.

GRUPI E

Chelsea i pari e Milan i dyti. Kuqezinjtë shëtisin në shtëpinë e Dinamo Zagreb, duke fituar 4-0 në Maksimir. Ndeshje e ekuilibruar deri në minutën e 39' kur një goditje me kokë nga Gabbia i dha Milanit avantazhin. Të besuarit e Pioli zhbllokuan ndeshjen në zhvillimet e një goditjeje dënimi, pastaj në pjesën e dytë bënë diferencën. Leao dyfishoi në minutën e 49-të me një veprim personal nga e majta. Pastaj Giroud nënshkroi trisin me penallti në minutën e 59-të. Dhjetë minuta më vonë autogoli i Ljubicic i dha përmasa suksesit të Milan. Tani në ndeshjen e fundit do të presë Salzburg për një vend në 1/8.

GRUPI F

Fitorja e tretë radhazi për Leipzig, që mundi 3-2 Real Madrid tashmë të kualifikuar. Gjermanët i afrohen kualifikimit për në fazën e 1/8 me ndeshjen e fundit vendimtare kundër Shakhtar. Gjermanët e nisën fuqishëm dhe kaluan në epërsi në minutën e 13-të. Nga një goditje këndi, André Silva goditi me kokë, duke gjetur gati Courtois. Topi megjithatë përfundoi për Gvardiol, që shënoi 1-0 në zhytje. Kaluan vetëm pesë minuta dhe vendasit dyfishuan me Nkunku. Sulmuesi mposhti belgun me të majtën, edhe falë ndihmës së traversës. Vinicius rihapi ndeshjen para pushimit, por në pjesën e dytë ishte ish-lojtari i Chelsea Werner, në minutën e 81-të, që firmosi 3-1. Penalltia e shënuar nga Rodrygo në shtesë ishte e kotë. Reali nuk arrin të sigurojë ende vendin e parë, por do të presë në xhiron e fundit Celtic në Bernabeu me synimin për të mbyllur diskutimin. Leipzig i mjafton tani barazimi kundër Shakhtar, i ndalur 1-1 në Glasgow ndaj Celtic. Mudryk në minutën e 58-të iu përgjigj avantazhit skocez, të nënshkruar nga Giakoumakis (34').

GRUPI G

Në grupin G vjen verdikti i parë: Copenhagen është jashtë të gjitha garave. 3-0 i Sevilla rezulton i padobishëm përballë 0-0 mes Dortmund dhe City. Një pikë shumë e çmuar për verdhezinjtë, në 1/8 is e dytë e grupit, me +3 ndaj andaluzianëve. Në favor të Dortmund është bilanci i ndeshjeve direkte. Një ndeshje pa gola që certifikoi njëkohësisht vendin e parë të skuadrës së Guardiolës. Citizens kishte mundësinë më të madhe me penallti, por Mahrez e gaboi në minutën e 58. Të gjitha të vendosura, pra, në grupin G. Në raundin e 1/8 City dhe Dortmund (si i dyti), Sevilla në Europa League, me Kopenhagen jashtë të gjitha garave.

GRUPI H

Juventus bie 4-3 në Lisbonë ndaj Benfica dhe i thotë lamtumirë Champions League. Një tjetër performancë evropiane për t'u harruar për bardhezinjtë. Portugezët përpara në minutën e 17 të ndëshkuar nga Antonio Silva, por barazimi erdhi pas 4 minutash nga Kean. Një iluzion sepse italianët u rrëzuan nën goditjet e Joao Mario (penallti) dhe Rafa Silva (dygolësh). Në çerek orëshin e fundit mbërritën golat e Milik dhe McKennie për ta bërë pasivin më pak të rëndë, por pa ndryshuar thelbin e rezultatit.

Shpresat e fundit u shkatërruan në "Da Luz". Për herë të parë pas 8 vitesh, Juventusi nuk e kaloi fazën e grupeve të Champions. Bardhezinjtë duhet ta luajnë kalimin në Europa League me Maccabi në javën e fundit. Një dështim i bujshëm, në një grup jo të pamundur në letër, por rezultat i një sërë përfaqësimesh vërtet shkretuese. Ajo e Lisbonës me Benfica ishte vetëm e fundit në listë. Një ndeshje në të cilën notat më të ulëta shkojnë për atë mbrojtje që dukej se ishte stabilizuar pas kalimit në 3-5-2. Dy golat në fund nuk mjaftojnë për të ndryshuar thelbin e një paraqitjeje për t'u harruar. Ndonëse mund të përfaqësojnë një pikënisje të mirë për ndeshjet e ardhshme, veçanërisht për impaktin e të rinjve.

TËRMET PARISIEN

Përveç Benfikës, në turin e dytë kalon edhe PSG, që mposhti 7-2 Maccabi Haifën. E gjitha vepër e treshes së mrekullive të parisienëve. Një sukses që e dërgon në krye skuadrën e Galtier për nga diferenca e golave. Francezët do të luajë tani për vendin e parë në Torino ndaj bardhezinjve tashmë të eliminuar, por ende në garë për Europa League. Në minutën e 19', Messi shënoi nga jashtë zonës duke vendosur topin në shtyllën e largët. Ndërsa mes 32' dhe 35' mbërritën 2-0 e Mbappe dhe 3-0 e Neymar. Seck shkurtoi distancën në minutën e 38-të, por para intervalit Pleshti firmosi dygolëshin me një të majtë në kënd. Seck gjeti golin e dytë të mbrëmjes duke nënshkruar 4-2 momentalisht në minutën e 50-të. Por Mbappé (64') dhe Soler (84') me autogolin e Goldberg në mes (67') mbyllën rezultatin. Psg ka +8 gola diferencë ndaj +4 të Benfikës. Vendi i parë do të vendoset në 90 minutat e fundit. Nga ana tjetër, Maccabi është praktikisht i dënuar. Golavarazhi -9 ndaj -3 të Juves, lë pak shpresa për ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Benfica.

REZULTATET E MBRËMJES

Champions League Group E

FC Salzburg 1-2 Chelsea

Dinamo Zagreb 0-4 AC Milan

Champions League Group F

Celtic 1-1 Shakhtar Donetsk

RB Leipzig 3-2 Real Madrid

Champions League Group G

Sevilla 3-0 FC Copenhagen

Borussia Dortmund 0-0 Manchester City

Champions League Group H

Benfica 4-3 Juventus

Paris Saint-Germain 7-2 Maccabi Haifa

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI