Flash

Partizani, një fazë lojë me një rekord e vendin e parë: Colella ka 100% fitore në transfertë

Lapsi.al 26 October 2022
Partizani, një fazë lojë me një rekord e vendin e parë:

19 pikë nga 27 të mundshme e vendi i parë në renditje, në përfundim të fazës së parë të kampionatit. Mund të ishte bërë më mirë, ndoshta, por askush nuk ka bërë më mirë se Partizani i Giovanni Colella. Italiani erdhi pak ditë para startit dhe skuadra iu përgjigj menjëherë. Ndoshta fillimisht me veprimet e individëve si Skuka që e mori ekipin përsipër. Pastaj duke ndryshuar formacion, edhe shpesh, për të arritur një stabilitet rezultatesh e duke krijuar lojë.

Hiq humbjet në derbi e kundër Erzenit, apo edhe 0-0 kundër Kastriotit, në pjesën tjetër të rasteve të kuqtë janë imponues. Ata sillen në fushë duke e treguar qartë se dinë cfarë bëjnë. Një detaj për të mos u anashkaluar e që tregon qartë forcën e kryeqytetasve është performanca 100% fitore jashtë fushës. 5 mes kampionatit e kupës, në po kaq të luajtura. Luhatjet, skuadra e Colella, i pëson në atë që duhet të jenë muret e shtëpisë, edhe pse Elbasan Arena nuk mund të quhet tamam kështu.

Lexo më tej: Partizani i shënoi poker, Colella fundos Teutën me ironi: “Duhet të vijmë më shpesh të luajmë në Durrës”

STATISTIKAT

Në aspektin difensiv të kuqtë janë mbrojtja e katërt më e mirë e kampionatit. Erzeni, Kastrioti e Egnatia kanë pësuar vetëm një gol më pak. Në nëntë javë të kuqtë kanë pësuar 7 gola, për një mesatare 0.7 gola për ndeshje, ku tre janë pësuar me gabime flagrante të Rexhepit. Ajo që nuk inkuadronte në raportin rezultat, raste e gola ishin këto të fundit. Para pokerit në portën e Teutës, të besuarit e Colella kishin shënuar vetëm 8 në tetë ndeshje. Në Niko Dovana shpërthimi i ofensivës kryeqyetase me të gjithë sulmuesit që realizuan është një sinjal domethënës për të gjithë. Në tre fazat e tjera të kampionatit Partizani duket se ka fizionominë e karakteristikat për të nisur një sprint drejt titullit, duke u nisur, për më tepër, katër pikë para të tjerëve…

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI