Flash

Video/ Raportonte sigurinë në finalen e Libertadores, gazetarja grabitet “në lidhje direkte”

Lapsi.al 27 October 2022
Video/ Raportonte sigurinë në finalen e Libertadores, gazetarja
Profesioni i gazetarit në disa raste është i rrezikshëm. Vanesa Robles, gazetarja e kanalit televiziv ekuadorian "TeleAmazonas", e përjetoi këtë në ditët para finales së Libertadores. Gazetarja ishte në lidhje të drejtpërdrejtë pranë Monumental Isidro Romero Carbo, stadiumi ekuadorian në Guayaquil, teatri i mbylljes të Libertadores. Në aktin e fundit të turneut prezantohen dy skuadrat braziliane, Athletico Paranaense dhe Flamengo, por ajo që ndodhi nuk ka aspak lidhje me këtë.

NUK E DININ QË ISHIN LIVE...

Ndërkohë që gazetarja raportonte për sigurinë që do të ketë ngjarja, dy persona u afruan me motor për të tentuar ta grabisin atë. Gjithcka shfaqej në televizion, duke qenë se lidhja ishte live. Në video mund të shihet kur gazetarja u tha atyre: “Mik, jemi direkt. Do të më grabitësh ndërsa jemi live?”. Duke e kuptuar këtë, kriminelët u larguan. Kur ata u ikën, Vanesa Robles pa një polic që po vinte me motor dhe e paralajmëroi që t'i ndiqte pas tentativës për grabitje. Drejtori i transmetuesit ka shkuar në vendin ku ka ndodhur e gjitha ngjarja. Viktima ka rrëfyer se kur njerëzit e kanë parë që po punonte rreth stadiumit i kanë thënë të ketë kujdes, pasi mund ta grabisnin. Ministri i Sportit, Sebastián Palacios, i bëri jehonë asaj që ndodhi pranë stadiumit ku do të zhvillohet finalja e Libertadores. Ai njoftoi se siguria e ngjarjes do të garantohet plotësisht. Është hartuar një plan sigurie dhe emergjence bashkë me Conmebol dhe Ministrinë e Brendshme: “Kemi reduktuar të gjitha mundësitë që të ekzistojnë vepra penale”. Stadiumi Guayaquil do të jetë plot. Ka një kapacitet prej 57.267 spektatorësh dhe llogaritet se do të ketë rreth 50.000 spektatorë në tribuna. Siguria e ngjarjes do të jetë thelbësore duke marrë parasysh precedentët më të fundit në futbollin argjentinas dhe atë brazilian. Kështu që do të ketë 10,000 ushtarë dhe 500 profesionistë ushtarakë.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI