Flash

Iniesta, depresioni e goditi në kulmin e karrierës: “Përqafoja gruan time, por ishte si të përqafoja një jastëk"

Lapsi.al 27 October 2022
Iniesta, depresioni e goditi në kulmin e karrierës:

I dhuruar nga të gjithë, pakkujt mund ti kishte shkuar në mendje se Andres Iniesta, mund të ketë pasur momente kaq të vështira në jetë. Paradoksalisht, pikërisht në momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij. Në periudhën ndërmjet Champions 2009, që Barcelona e fitoi kundër United, dhe Kupës së Botës 2010, Iniesta fitoi një tjetër betejë. Atë kundër depresionit. Armiku i frikshëm u shfaq pas vdekjes së shokut të tij të ngushtë Dani Jarque, më 8 gusht 2009 nga një infarkt miokardi. Që atëherë, diçka u bllokua edhe te Iniesta, i cila ripërshkoi përvojën e tij në podcastin "The Wild Project".

LUFTA

Ndeshja më e vështirë filloi kur Iniesta humbi kënaqësinë e të jetuarit të përditshmërisë. Ishte i painteresuar për gjërat dhe njerëzit, duke humbur edhe ndjenjat. "Nuk është e lehtë, ndihesh bosh, pastaj e kupton se vetëm nuk mund të përballesh me një rrugë kaq të komplikuar. Unë arrita të kuptoj se kisha nevojë për dikë që të më ndihmojë të dal nga ajo situatë. Por është thelbësore të mos humbasësh shpresën. Kur luftoja me depresionin, koha më e mirë e ditës ishte kur merrja pilulat dhe shkoja në shtrat. Humba dëshirën për të jetuar. Përqafoja gruan time, por ishte si të përqafoja një jastëk..."

KUJDESI

Iniesta ka luajtur në një nivel të lartë dhe e di se ndeshjet fitohen vetëm kur gjyqtari i bie bilbilit. "Vazhdoj të shkoj në terapi sepse ende ndjej nevojën për të gjetur një zgjidhje. Jam i lumtur që të flasësh për depresionin nuk është më një tabu. Besoj se të dëgjosh profesionistë që flasin për sëmundjet mendore dhe depresionin mund të ndihmojë shumë. Mua ky rrugëtim më la si trashëgimi sigurinë se depresioni dhe sëmundjet mendore mund të prekin këdo. Nuk është diçka që varet nga materializmi. Mund të kisha blerë të gjitha makinat në botë dhe gjithçka që doja, por ndonjëherë është vërtet e vështirë të përballesh me jetën".

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI