Flash

Video/ Roma trembet nga Hetemaj, e shpëtojnë Abraham e një autogol: kthim me gol i Ronaldos me United

Lapsi.al 28 October 2022
Video/ Roma trembet nga Hetemaj, e shpëtojnë Abraham e një

Rezultate interesante në mbrëmjen e Europa League. Roma është një hap larg kualifikimit, pas fitores me Helsinkin. Mbylli dënimin e u kthye në fushë me gol, Cristiano Ronaldo, që udhëhoqi Manchester United në fitoren përballë Sheriff Tiraspol. Red Devils mbeten në garë për vendin e parë.

GRUPI C

Roma mposhti 2-1 HJK Helsinkin, por për t'u kualifikuar në 1/8 e Europa League duhet të mposhtë Ludogorets në ndeshjen e fundit në Olimpico. Verdhekuqtë goditën traversën me Cristante (20'), që pa t'i anulohet edhe një gol nga VAR për pozicion jashtë loje të Volpato. Në minutën e 41' Abraham zhbllokoi ndeshjen me një goditje të fortë me kokë. Finlandezët arritën golin e barazimit në minutën e 54-të me Përparim Hetemaj. Vendimtar në minutën e 62-të aurogoli i Hoskonen, që devijoi në portën e tij krosimin e El Shaarawy. Roma shpëton në të 79' nga VAR, që u bë protagonist, duke anuluar një eurogol nga 35-metëra të Browne, për një goditje me dorë të Abubakar ndaj Cristante.

GRUPi E

Real Sociedad fiton dhe vendos seriozisht në hipotekë vendin e parë. Baskët, pas humbjes së Arsenal dhe barazimit të Freiburg, mbeten e vetmja skuadër me pikë të plota në Europa League. Sociedad mposhti Omonia 2-0 dhe u ngjitën në 15 pikë nga 15 në dispozicion, në pritje të ndeshjes finale në Manchester United. Vendimtar Robert Navarro, i cili kaloi në avantazh në minutën e 47-të dhe frymëzoi dyfishimin e Brais Mendez në pjesën e dytë. Djajtë e Kuq u përgjigjën, duke mposhtur 3-0 Sheriff dhe duke qëndruar në -3. Në një ndeshje të dominuar me 80% zotërim topi nga anglezët, United kaloi në avantazh me Diogo Dalot. Mbrojtësi shënoi me kokë në zhvillimet e një goditje këndi. Goli i tij zhbllokoi sfidën dhe cliroi mendërisht formacionin e ten Hag. Rashford dyfishoi në minutën e 64-të dhe në minutën e 81-të erdhi trisi i Cristiano Ronaldo. Emocionohet portugezi i rikthyer titullar pas dënimit, gjeti menjëherë golin. United dhe Real Sociedad do të luajnë për vendin e parë në ndeshjen direkte. Sheriff duhet të mbrojë vendin e tretë: do të mjaftojë një barazim ndaj Omonias, që ka vetëm humbje.

GRUPI F

Vazhdojnë surprizat në grupin tejet të balancuar të Lacios, që deri në mbrëmjen e sotme i shihte të gjitha skuadrat të barazuara me pesë pikë. Pas suksesit të bardhekaltërve ndaj Midtjylland, erdhi fitoja e papritur e Sturm Graz kundër Feyenoord. Austriakët përfituan nga faktori vendas dhe një mbrojtje që nuk ka pësuar kurrë gola në fushën e tyre. Goli i fitores erdhi në minutën e 93-të dhe mban firmën e Kiteishvilit. Gjithçka është në lojë në kuadër të raundit të fundit. Lazio dhe Sturm, me 8 pikë, do të sfidojnë Feyenoord dhe Midtjylland, të cilët i ndjekin me 5 pikë.

GRUPI G

Nuk mbërrin fitorja e pestë e Freiburg, i ndalur nga Olympiacos. Grekët ishin afër fitores, por 1-1 i dënon me eliminim me vetëm dy pikë në pesë ndeshje. Klubi helen kaloi në epërsi në minutën e 17', me goditjen e El Arabit. Freiburg, megjithatë, nuk dëshironte të humbiste dhe u hodh përpara. Gjermanët ndërtuan shtatë raste shënimi, përpara se të arrinin te barazimi i merituar në shtesë. Kubler realizoi në minutën e 92-të. Freiburgu është i pari me 13 pikë dhe i sigurt për kalimin në raundin e dytë. Nga ana tjetër, Qarabag dhe Nantes do të luajnë për vendin e dytë në distancë. Francezët janë -1 me fitoren e sotme, një 2-1 që nga ana tjetër erdhi në shtesë. Verdhejeshilët kishin kaluar në epërsi në minutën e 16' me Blas, përpara se Ozobic të barazonte me penallti (56'). Vendimtar ishte goli i Ganago në minutën e 94.

GRUPI H

Surprizë në grupin H, ku është i sigurt kualifikimi i Ferencvaros, i cili e mbyll në vendin e parë duke barazuar 1-1 me Monaco. Ben Yedder i çoi miqtë përpara në minutën e 31. Monaco u duk se kishte kontroll të plotë të ndeshjes, por reagimi i hungarezëve në pjesën e dytë çoi në barazimin përfundimtar. Zachariassen realizoi me një lëvizje të shkëlqyer në minutën e 81, duke i shpëtuar pozicionit jashtë loje. Ferencvaros u kualifikua i pari me 10 pikë, ndërsa gjithçka është në linjë për vendin e dytë, me Monacon (7) përballë Crvena Zvezda me 6 pikë, aq sa Trabzonspor. Serbët, të cilët ishin në fund të grupit, përfituan nga faktori fushë në Marakanà për t'u rikthyer në lojë. Zvezda mposhti kampionët e Turqisë 2-1. Katai kaloi në epërsi serbët, e Bakasetas barazoi me goditje dënimi në të 39. Goli vendimtar mban firmën e Pesic, që ekzaltoi stadiumin e Beogradit në të 63′.

REZULTATET E MBRËMJES

Europa League Group C

HJK Helsinki 1-2 Roma

Europa League Group E

Manchester United 3-0 FC Sheriff

Omonia Nicosia 0-2 Real Sociedad

Europa League Group F

Sturm Graz 1-0 Feyenoord

Europa League Group G

Freiburg 1-1 Olympiacos

Nantes 2-1 Qarabag FK

Europa League Group H

Ferencvaros 1-1 Monaco

FK Crvena Zvezda 2-1 Trabzonspor

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI