Flash

Botërori i Katar 2022 vendoset me penallti: një algoritëm zbulon kombëtaren kampione

Lapsi.al 27 October 2022
Botërori i Katar 2022 vendoset me penallti: një algoritëm zbulon

Më 18 dhjetor do të zbulojmë se cila kombëtare do të jetë kampione e Botërorit 2022 në Katar. Por një algoritëm është përpjekur t'i paraprijë të gjithë me një muaj. BCA Research ka kryqëzuar të dhënat e katër edicioneve të fundit të kampionateve botërore. Ato janë bashkuar me statistikat e lojtarëve të marra nga videoloja e FIFA-s. Sipas përllogaritjes me algoritëm finalja pritet të jetë Argjentinë-Portugali dhe do të shkojë me penallti. Në fund, Albiceleste e Lionel Messit do të ngrejë lart trofeun, duke e lënë gojëhapur Cristiano Ronaldon.

Lexo më tej: Anglia, shpërblim ‘sheikësh’ për Southgate në rast triumfi në Katar

Sipas BCA Research, megjithëse Portugalia nuk është përfshirë në listën e kombëtareve favorite, ka një detaj që bën diferencën. Statistikat në klube të shumë lojtarëve që duhet të thirren nga trajneri Santos "janë duke patur një impakt të madh". Për këtë arsye, shpjegojnë studiuesit, luzitanët do të arrijnë në finale ku do të gjejnë Argjentinën. Ka shumë të ngjarë që të shkojnë me penallti, e me 77% të probabilitetit Albiceleste do të ngrejë trofeun.

Do të ishte Botërori i tretë në historisë e Argjentinës. Do të ishte edhe kurorëzimi perfekt i një karriere madhështore për Lionel Messi, që në palmares i mungon vetëm Kupa e Botës.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI